Katër medalje kanë fituar sportistët kosovarë në Kampionatin Evropian të Xhudos.
Kampionati Evropian i Xhudos u mbajt më datë 03-05 nëntor 2023 në Montpellier të Francës.
Ekipi kosovar në xhudo mori pjesë me 6 garues.
Bashkëkombësit tanë shkëlqyen duke u vlerësuar respektivisht:
Distria Krasniqi – medalje e argjendtë
Nora Gjakova – medalje e bronztë
Laura Fazliu – medalje e bronztë
Akil Gjakova – medalje e bronztë