Përgatiti: Eliona Kodra Shkreli
-“Erdhën mbas kësaj date ditë të bukura e të zymta. Liria, që besuem se ishte fitue, filloi me u tallë me vetvedin.
Klasa politike shenoi edhe analet e historise se ketyne vjeteve, vetem shemtime. Prandaj, ndoshta, atmosfera e Meshes se pare mbeti e paharrueshme ne zemren e popullit, qe po zgjohej. E ndoshta prandaj permendet me nderim te thelle e me lot ne sy prej te gjitheve.”
Mesha e parë e 4 Nëntorit 1990, ishte guxim I madh karshi një regjimi të egër totalitar, që shëmbi kisha e xhamia, privoi të drejtën e besimit në Zot çka ishte shumë e shenjtë për familjet shkodrane.
Mesha e parë e guximshme, e udhëhequr nga dom Simon Jubani, ishte shpresë e ndryshimeve, shkodranët (aq pak sa ishin) guxuan të thyenin forcën e totalitarizmit diktatorial e të kthenin të drejtën e besimit publik, pa u fshehur pas mureve të shtëpive dhe zërit të ulët të të luturit të Rruzares së Shenjtë!
Mesha e parë do të sillte shumë shpejt meshën e madhe me 11 Nëntor dhe hapjes së xhamisë e Plumbit nga ana e komunitetit mysliman e katolik të udhëhequr nga Haxhi Hafiz Sabri Koçi, duke dhënë mesazhin e qartë se shkodranët nuk mund të fshihnin më besimin e fortë në Zot, çka e karakterizon edhe sot Shkodrën si qytet e si qark.
Dom Simon Jubani së bashku me dhjetra qytetarë do të luftonin mendësinë ateiste që pushteti I asaj kohe ishte munduar për 45 vjet të indoktrinonte tek çdo shqiptar, duke shembur e shkatërruar objektet e kultit, duke torturuar, persekutuar e pushkatuar klerin katolik e mysliman por duke mos arritur të shuajë besimin dhe dashurinë e madhe që shkodranët kanë për fenë e Zotit!
Mesha e 4 Nëntorit 1990 tek vorret e Rrmajit, do të ishte dritë shprese e çlirimit nga mendësia komuniste dhe prangat e atij regjimi. Shkodra ka shënuar e para revolucionin fetar dhe atë politik për të çrrënjosur mitin ateist dhe diktatorial të Enver Hoxhës dhe pushtetit të Tij!
Shkodra e ka vuajtur mbi kurriz, më shumë se asnjë qytet tjetër persekutimin komunist për shkakun e vetëm se Shkodra është qytet I lirë dhe s’ka pranuar kurrë nënshtrimin ndaj askujt përveçse nënshtrimin ndaj Zotit e fesë!
Historia e besimit fetar do mbetet gjithmonë në Shkodër, si qarku më konservator përsa I përket mbrojtjes së shenjtnisë së fesë. Shkodra jo më kot ka 38 martirë të fesë, si asnjë vend tjetër në botë çka është dëshmi historike e dashnisë që shkodranët kanë ndaj fesë dhe besimit në Zot!