Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas:
???? Janë arrestuar 10 shtetas për:
– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
???? Janë vënë 11410 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 616 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 91 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 37 për përdorim të xhamave të errësuar;
– 92 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
– 117 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
– 117 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
– 515 për parakalime të gabuara;
– 9345 për parkime të gabuara.
???? Janë bllokuar 14 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni;
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.