Ngjarja ka ndodhur në Tarragona, ku shqiptari është qëlluar me 3 plumba , dy në këmbë dhe një në kokë, nga një person i maskuar i cili ende nuk është identifikuar. Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve.
Sipas hipotezave të para, gjithçka duket se ka lidhje me trafikun e drogës, teksa sipas mediave spanjolle, shqiptarët janë kombësia e huaj që policia ndalon më shumë në lidhje me kultivimin dhe trafikimin, brenda dhe jashtë, të marijuanës.