Nikaragua: Nje institut, i cili i takonte etërve Franceskanë, në Matagalpa, tashmë është bërë pjesë e qeverisë, e cila ka larguar nxënësit dhe mësuesit, duke e marrë në dorëzim atë pa asnjë të drejtë.
Kjo është në vazhdën e sekuestrimit të pasurive të kishës dhe pronave të saj, ku një prej tyre ishte dhe Universiteti i Amerikës Qëndrore, i cili ishte i Jezuitëve.
Ky është persekutimi, i cili vazhdon që të prekë jo pak dhe jo vetëm, por jetën e të tërë të Krishterëve Katolikë në Nikaragua dhe jo vetëm, pa harruar edhe burgosjet dhe torturat. Mos harrojmë që nuk ka kaluar as dy javë kur 12 priftërinj u dëbuan nga vendi, duke lënë 12 famulli bosh. Lutemi për Katolikët e Nikaraguas. Amen
Foto: Pamje e hapjes së vitit shkollor 2023-2024 në Institutin shën Françeskut në Matagalpa, Nikaragua
Përgatiti Kostantin E Luçi

