Dy personat që shihni në këtë foto janë dy vëllezërit nga Kosova, Sadik Osmani, 58 vjeç dhe Nesret Osmani, 45 vjeç.
Ata humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme, në tunelin e Kalimashit.
Në aksident mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dy viktimat ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Ford”, në momentin kur u përplasën me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.B., banues në Tropojë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S., banues në Kosovë
Burime policore bënë me dije se një parakalim i gabuar dyshohet të ketë qenë shkak i aksidentit me bilancin më tragjik të ndodhur javët e fundit. Përplasja solli edhe bllokim të qarkullimit për një kohë të gjatë.




