Nga Athina, Shpetim Zinxhiria
Nuk pritej dhe as mendohej që Kosta Bakojanis të humbiste me përmbysje spektakolare nga rivalit i tij, që në raundin e parë kishte siguruar vetem 15%.
Por këto zgjedhje Lokale në Greqi treguan një fitore të madhe në Bashikinë e Athinës nga kryetari i ri Haris Doukas
Me një fitore spektakolare dhe me një përmbysje ne raundin e dytë Bashkia e Athinës bën rokadë me kandiadtin e Pasokut, që në raundin e pare kishte siguruar vetëm 15%,përball ish-kryetarit te bashkisë Kosta Bakojanis mbeshtetur nga Demokracia e Re që kishte siguruar 41.8 %.
Në raundin e dytë mendohej dhe besohej se fitues do të ishte përsëri ish-kryetari i bashkisë z.Bakojanis., aq sa u festua para kohe.
Por askush nuk e priste kete përmbysje ku Haris Duka nga 15% fiton bindshëm me 56% kundrejt Kosta Bakojanis qe siguroi vetem 44%.
Pjesëmarrja e votuesve këtë radhë ishte shumë e ulët nga raundi i parë, një në katër votoi ne Athinë.
Nga viti 2000 e deri më sot Bashkia e Athinës 5 herë ka qenë nën drejtimin e Demokracisë së Re dhe vetëm një here në të Pasokut.
Brenda tre muajve e gjysëm populli grek eshte drejtuar kater here kutive te votimeve, dy here për zgjedhjet parëamentare dhe dy here për zgjedhjet lokale.
Bashkia bëri rokaden e saj…
Populli grek foli me voten e tij. Në këto zgjedhje nuk pati as fitues dhe as humbës, por fitoi populli dhe Demokracia. Greqia di të votojë dhe te nxjerre rezultatet Brenda orës. Di të çojë mesazhe për të ardhmen e vendit, për problemet që shqetësojnë popullin.
Në raundin e dytë Demokracia e Re ka humbur 5 Periferies dhe ka fituar vetëm një.
Në fund Bakojanis u shpreh: “E urova ngrohtësisht zotin Doukas për fitoren e tij të madhe. (…) E sigurova se jemi në dispozicionin e tij absolut për të organizuar një tranzicion të strukturuar dhe serioz. Faleminderit të gjithë ekipit tim, të gjithëve që na mbështetën. Bëmë një ndeshje fantastike, përgjegjësia për rezultatin bie ekskluzivisht tek unë. Falënderoj burrat dhe gratë e Athinës, sepse më dhatë mundësinë t’ju shërbej. Po largohem me kokën lart”.
Lidhur me këto rezultae jo të mira, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis foli për një “natë jo veçanërisht të mirë zgjedhore” për Demokracinë e Re, duke iu referuar rezultateve të të dielës së dytë të zgjedhjeve vetëqeverisëse, duke dërguar në të njëjtën kohë mesazhin se qeveria duhet të ecë përpara me këmbë. bazuar mirë në Tokë”.
Në mbyllje mund te themi me gojën e plotë se zgjedhjet e sotme ishin model si asnjëherë tjetër, zgjedhje të cilat vetëm në këtë vend ku lindi Demokracia dine të zhvillohen të tilla.
Mesazhi i popullit grek ishte i qartë, vota për ndryshim dhe përparësi…



