NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
    4 hours ago
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    1 day ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    1 day ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VOA: Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VOA: Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit.

Neutrale
Last updated: 2023/10/07 at 3:56 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Izrael, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur nga sulmet e Hamasit

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës lëshuan mijëra raketa drejt Izraelit mëngjesin e së shtunës. Sirenat e alarmit u ndezën në të gjithë vendin duke lajmëruar israelitët për sulme ajrore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion por në luftë. Kam urdhëruar një mobilizim të gjerë të rezervistëve dhe ta kthejmë sulmin në përmasa që armiku nuk e ka parë ndonjëherë. Ne jemi në luftë dhe do ta fitojmë atë”, tha Kryeministri Netanyahu.

Gjatë një takimi me Këshillin e Sigurisë disa orë më vonë, zoti Netanyahu njoftoi për tre perparësitë e ushtrisë izraelite.

“Qëllimi ynë i parë është pastrimi i zonës nga forcat armike që kanë depërtuar dhe rivendosja e sigurisë dhe paqes në vendbanimet që u sulmuan. Objektivi i dytë është të bëjmë që armiku të paguaj një çmim të madh, përfshirë edhe Rripin e Gazës. Synimi i tretë është të forcohen zona të tjera që askush të mos gabojë që t’i bashkohet kësaj lufte”, tha ndër të tjera Kryeministri Netanyahu.

Zhurmat e raketave që shiheshin në qiell dëgjoheshin pandërprerë në Gaza dhe sirenat e alarmit mund të dëgjoheshin nga Jerusalemi deri në Tel Aviv, kryeqyteti i Izraelit, rreth 80 kilometra në veri.

Komandanti ushtarak i Hamasit, grupit që kontrollon Rripin e Gazës, njoftoi se militantët palestinezë kanë filluar një operacion të gjërë kundër Izraelit.

“Sulmet fillestare kanë vënë në shënjestër pozicionet e armikut, aeroportet e tij dhe fortifikimet ushtarake gjatë 20 minutave të para, me më shumë se 5000 raketa të lëshuara”, tha Mohammad Deif, komandanti ushtarak i Hamasit.

Shërbimet e urgjencës thonë se dhjetëra izraelitë janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë sulmit të militantëve palestinezë.

Agjencitë e lajmeve kanë publikuar një mori pamjesh që tregojnë zona brenda Izraelit të përfshira nga flakët pas shpërthimit të raketave të Hamasit.

Pamjet filmike në një zonë kufitare tregojnë momentin e kapjes së një ushtari izraelit nga militantët, të cilin më pas e marrin me vete në një motoçikletë. Një një video tjetër të filmuar pranë kufirit shihet trupi i pa jetë i një viktime.

Disa orë pas fillimit të sulmit të Hamasit, militantët që kaluan kufirin vazhduan sulmet brenda disa lagjeve izraelite. Një video e filmuar nga një telefon celular tregon se si civilë izraelitë dhe individë të armatosur luftojnë me militantët palestinezë që ishin futur në një rajon policie në Sderot, një qytet izraelit rreth 2 kilometra nga kufiri me Gazën.

Pamjet filmike nga agjencia e lajmeve “Associated Press” në një zonë tjetër të këtij tregojnë viktimat izraelite në rrugë, të mbuluara me batanije.

Spitalet në Izrael po trajtojnë qindra të plagosur, përfshirë dhjetëra në gjendje kritike.

Ushtria izraelite tha se nisi sulme ajrore në Gaza, ku dëshmitarët raportuan për shpërthime të forta dhe të vrarë.

Pamjet e publikuara nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tregojnë sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se lufta po zhvillohet ndërsa forcat izraelite kanë po godasin zonën kufitare jugore.

Në Iran, i vetmi vend që e ka përkrahur sulmin e Hamasit, deputetët në parlament thirrën me zë të lartë: “Vdekje Izraelit” dhe “Palestina do të Fitojë, Izraelit do të Shkatërrohet”.

Sulmi masiv nga Hamasi e kapi Izraelin të papërgatitur. Zhvillimet e së shtunës ndodhin pikërisht në 50 vjetorin e një lufte tjetër që gjithashtu e kishte zënë Izraelin në befasi.

Lufta e vitit 1973 e çoi Izraelin në prag të një humbje katastrofike. Beteja filloi me një sulm të befasishëm në dy fronte nga një mori tankesh siriane dhe brigadash egjiptiane. Plotësisht e papërgatitur dhe me shumë ushtarë në pushime, ushtria izraelite dukej sikur u mund fillimisht përpara se të zmbrapste armiqtë e saj në një seri sulmesh vendimtare.

Mbi 2,600 izraelitë u vranë gjatë luftës, humbja më e madhe që Izraeli ka pësuar ndonjëherë në një luftë të vetme. Nga ana tjetër, megjithëse nuk ka shifra të konfirmuara të viktimave, raportohet për 15,000 egjiptianë dhe 3,500 sirianë të vrarë gjatë kësaj lufte.

TAGGED: Lajme
Neutrale October 7, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
4 hours ago
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
7 hours ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
11 hours ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
1 day ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?