Numri i viktimave nga një sulm me raketë ruse në fshatin Hroza, në Ukrainën verilindore, arriti në 52 të premten, pasi një tjetër banor ndërroi jetë në spital.
Raketa goditi një kafene dhe një dyqan ushqimesh, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të mbajtur zi për një ushtar të vrarë.
Pamjet tregojnë se gjithçka është kthyer në gërmadha, ndërsa mes viktimave ishte dhe një fëmijë.