Mijëra hektarë pyje u dogjën në Pishë Poro të Fierit brenda tre ditëve.
Një nga pyjet më të mëdhenjë në zonën ranore u shkatërrua dhe dëmi është i pallogaritshëm.
Ky pyll ishte jo vetëm “kombinat” oksigjeni, por edhe habitati i qindra specieve të kafshëve dhe shpendëve.
Dëmi ekologjik është i pallogaritshëm dhe veç shkaqeve aksidentale për këtë zjarr, në rrjetet sociale ngrihen hipoteza se pylli u dogj për arsye të ndërtimit të parqeve fotovoltaike dhe resorteve bregdetare.
U takon organeve kompetente të zbardhin të vërtetën