NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    2 days ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    3 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 3 Tetori – Dita e Bashkimit ende pa monumentin e Bashkimit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Të tjera
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

3 Tetori – Dita e Bashkimit ende pa monumentin e Bashkimit

Neutrale
Last updated: 2023/10/03 at 3:45 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Më 3 tetor 1990 Gjermania feston 33-vjetorin e Bashkimit. Berlini ka vite që po përpiqet të ndërtojë një monument për këtë ditë, por entuziazmi i gjermanëve duket se ka kohë që ka rënë.

Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit duhej të përurohej në vitin 2019 me rastin e 30 vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë. Por kjo nuk ndodhi. Debatet politike, pengesat burokratike, shqetësimet e sigurisë dhe mungesa e parave e vonuan fillimin e ndërtimit. Katër vjet më vonë, punët nuk duken shumë më mirë. Ndërtimi ka nisur që nga maji i vitit 2020. Piedestali historik përpara ndërtesës së Forumit Humboldt, ku dikur qëndronte “Stadtpalast Berlin”, pothuajse ka përfunduar, siç konfirmoi zyra e planifikimit Milla & Partner me qendër në Shtutgart në përgjigje të kërkesës së DW.

Guaska përkundëse, e njohur gjerësisht si “Përkundësja e Bashkimit”, e cila fitoi konkursin në vitin 2011, me sa duket e ka marrë formën. Sipas Milla & Partner, 32 segmentet e çelikta të saj po presin të transportohen në Berlin.  Ato tani ndodhen në një punishte në Renaninë Veriore-Vestfali. E sërish paska një problem.

As sivjet nuk është gati

“Monumenti i Lirisë dhe Bashkimit nuk do të përfundojë këtë vit,” tha drejtori krijues Sebastian Letz për DW. “Ne kemi hartuar një plan për zbatimin në vitin 2024 dhe ia kemi komunikuar atë Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Shtetit (BKM) disa kohë më parë.” Tani i takon ministres së Shtetit për Kulturën Claudia Roth (Aleanca 90/Të Gjelbërit) të marrë vendime.

 “Të gjitha palët e përfshira po përpiqen për një kompletim të shpejtë të monumentit,” tha një zëdhënës për Ministrin e Shtetit për Kulturën, zhvilluesi i projektit. Megjithatë, vetëm kontraktori i përgjithshëm i projektit, zyra e Shtutgartit Milla & Partner, mund ta caktojë një datë detyruese të hapjes. “Sipas kontraktorit të përgjithshëm, aktualisht ka vonesa në ndërtim për shkak të vështirësive me një nënkontraktor në fushën e ndërtimit të çelikut,” shpjegon BKM.

Andreas Apelt, gazetar dhe ish-aktivist në ish-RDGJ, nga shoqata berlineze, Deutsche Gesellschaft, i tha DW se shkaku i këtyre vonesave mund të jetë edhe rritja e shpenzimeve:  Nga 15 milionë, që ishin planifikuar në fillim, më pas shpenzimet u rritën në 17 milionë, e tani mendohet se do të jetë edhe më i shtrenjtë. “Nuk jam aspak i kënaqur me këtë situatë”, tha ai.

Gëzim çlirues në rënien e Murit të Berlinit

A është dikush ende i kënaqur me idenë e një monumenti për lirinë dhe Bashkimin në Berlin? Ajo u iniciua në vitin 1998 nga aktivistët e RDGJ-së për të drejtat civile Günter Nooke, Florian Mausbach, ish-presidenti i Zyrës Federale për Ndërtim dhe Planifikim Rajonal, gazetari Jürgen Engert dhe Lothar De Maizière, kryeministri i parë i RDGJ-së i zgjedhur në mënyrë demokratike – në shenjë mirënjohjeje për “gëzimin çlirues që shkaktoi rënia e Murit të Berlinit, lumturinë historike dhe lotët e gëzimit”.

Në vitin 2007, Bundestagu vendosi të ndërtojë një monument, të financuar nga arka e Federatës. Pastaj filloi lufta e llogoreve politike: Komiteti i Buxhetit të Parlamentit ndërkohë e ka refuzuar fondin. Rëndësia dhe kuptimi i monumentit u vunë në pikëpyetje. Së fundi, një rezolutë e dytë e Bundestagut në vitin 2017 vulosi vullnetin për të ndërtuar. Në vitin 2020 u filluan punimet.

Që atëherë, ka pasur shumë aktivitet në kantierin e ndërtimit përpara Forumit Humboldt të përfunduar dhe të hapur në qendër të Berlinit. Guaska përkundëse e monumentit “Qytetarët në lëvizje” zë një hapësirë prej 50 me 18 metra. Kur njerëzit anojnë në njërën anë, atëherë guaska anon nga ajo anë, së bashku me ta. Pjesa e lakuar në qendër të guaskës do të shërbejë si një lloj skene, ku do të jetë e shkruar me shkronja të arta parulla e famshme e revolucionit paqësor që çoi në rrëzimin e Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989: Ne jemi populli.

Lindja dhe Perëndimi e shikojnë në mënyra të ndryshme këtë datë

“Kitsch politik”  dhe “metaforë e dobët “, kështu u quajt nga disa projekti, të tjerë thanë se ka një simbolikë të fortë. Si në vitin 1989, njerëzit do të duhej të arrinin në një mirëkuptim dhe të vendosnin të vepronin së bashku në mënyrë që të bënin një ndryshim. Ndërthurja e termave “Liri dhe Bashkim” ngjalli gjithashtu kritika sepse protestuesit në RDGJ kishin demonstruar për liri, por jo për Bashkim.
“Çfarë Bashkimi të festojmë?” pyet Annette Ahme e shoqatës “Historische Mitte” në një intervistë me DW. “Pranimi pa kushte i RDGJ-së në Republikën Federale të Gjermanisë pa një debat kushtetues shoqërues ishte i gabuar dhe procesi i unifikimit midis Lindjes dhe Perëndimit që atëherë ka dështuar. Dhe tani kjo u dashka shenjtëruar me një monument?” pyet ajo.

Olaf Zimmermann, drejtor menaxhues i Këshillit Kulturor Gjerman, thotë se për monumentin mungon një konsensus i gjerë, pasi simbolika është vjetruar. Pse projekti i monumentit është vonuar për kaq gjatë? “Kjo,” thotë Zimermann, “është sepse në fund askush nuk e dëshiron atë.” Ai është gjithashtu “gjithnjë e më i pasigurt” nëse monumenti është ende i nevojshëm – duke pasur parasysh tensionet në rritje midis Lindjes dhe Perëndimit brenda Gjermanisë.

Hendrik Berth, profesor i psikologjisë dhe hulumtues i transformimit në Universitetin Teknik të Dresdenit, thotë se gjermanët kanë perspektiva të ndryshme mbi Bashkimin. “Ndoshta një monument duhet të ishte ngritur shpejt në 1991/1992,” i tha ai DW. “Sa më shumë kohë të duhet, aq më e vështirë bëhet gjetja e diçkaje që mund të gjejë edhe në distancë njëfarë konsensusi.” Ai e konsideron një efekt të veçantë të Monumentit të Bashkimit si të pamundur, të paktën jo si një kontribut në vazhdimin e Bashkimit të brendshëm.

Bashkimi i Lindjes dhe Perëndimit është gjithashtu i pashmangshëm në sytë e ish-aktivistit të RDGJ-së për të drejtat civile Andreas Apelt. “Ribashkimi ishte një moment fatlum në histori,” thotë Apelt, duke shtuar se protestuesit mundën një diktaturë. “Ne duhet ta ruajmë atë hov të asaj kohe, me gjithë optimizmin!”

Nga DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
7 hours ago
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
14 hours ago
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
1 day ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
2 days ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
2 days ago

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?