Nga Athina, Shpetim Zinxhiria:
Aksidentet në punë : Një shqiptar i vdekur në çdo 15 dite.
– A ka vend për shqetësim
– A duhet të ndalen mediat dhe te trajtojnë këtë aksidente, pasi në çdo shifer ka te beje me jete njeriu te humbur.
Sot një 50-vjeçare u aksidentua për vdekje ne vendin e punës…
Në Greqi jetojnë dhe punojnë emigrantë nga 140 vende të botës.
Që nga muaji shkurt 2023 deri më sot kanë humbur jetën 91 punonjës, ku 16 prej tyre me shtetësi shqiptare, si dhe janë lënduar rëndë 152 me kombësi te ndryshme.
Më 23 shtator humbi jetën nje 25-vjeçar në Agrinio, ndërsa sot në Mesologiou humb jetën ne vendin e punës një grua 50-vjeçare, duke e çar numrin e viktimave një në çdo 15 dite.



