Lulzim Basha ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe tregtarët e vegjël në njësitë administrative të Tiranës.
Ja postimi i tij në rrjetet sociale:
Një bisedë e hapur me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të zonës pranës shkollës “Bajram Curri” mbi gjendjen ekonomike dhe politike në vend.
Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëstëve.
Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këtë ne kemi kërkuar që deputetët dhe qeveritarët të mos kenë asnjë imunitet për t’u hetuar nga SPAK.
Shumë qytetarë më kanë thënë se i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.
#partiademokratike #nëshërbimintuaj