1.Supozime mbi madhështinë globale:
Mund të shkojë mendja tek retorika, ligjërimi hemoragjik me fjale te ç’berthamëzuara të cilën e shet si prurje?
Jo. Një fuçi, vozë apo but i shterur.
Qysh në mandatin e dytë, ligjerimi i tij është vetëm rropulli e ripertypur.
As ne vizibilitetin e pakursyer që i ofrohet, krenaria kashtë, bythëtundja, terminologjia e huazuar nga kinoteka e Kinostudjos punisto-bolshevike, imitimet sharlataneske personazhesh sprucuar me bojna postmoderniste, s’thonë gjë.
Artific propagandistik i studjuar për ta fokusuar si div.
Atletet groteske?
Vanitet random…, vari teneqen.
Thua ngrefosja nëpër tribuna jo shqiptare, kërcënimet se do t’ja bëjë “open…”Europit “ariut,” “dragoit” etc. Jo e jo.
S’ja bën dot kujt “open” trimoshi i cofur në pantallonat e shurruara të popullit më të varfer e palarë ndoshta të planetit.
Thirre…, thirre të të ngrihet…, pergjigjen e ka dhënë vetë derëziu.
Ndonjë “open bottom” kushedi.
Por diku është madheshtia globalisht globale. Dhe duhet shpaluar.
Te gërmosh brenda jetës sportive, artistike apo politike? Zhgenjim i sigurtë.
Pyet “V.Shanton”; në sport një prishalojas. Zhgarravites n’art dhe sharlatan i pa skrupullt në politike.
Skepikët, kritiket dhe kundershtarët te tij politik do nguten ne drejtim të pistes “diskreditimi” pozitiv. Dmth tek objektivat mefistofelike të tij.
Edhe ketu përmasat sado të pamatshme, nuk e spikasin madheshtinë e tij globale.
Kjo dhe per faktin se është i vetmi premtim i mbajtur.
Ferrin u pat premtuar “engjëjve” shqiptar, kur nga ferri u shkruante letra. Ferr ua bëri jeten.
Tani 1/3 e “engjejve…” të lemeritur, kanë ikur nga sytë këmbët.
Edhe kjo meritë, dmth discredo pozitive, gjithësesi është e pafuqishme ta glorifikojë madheshtinë e tij.
Madhështia do çalojë si nga veshët, aq dhe nga bishti nëse ndalemi tek konstatimi se Rama është i vetmi enverhoxhë që rilindi nga varri dhe i vuri litarin opozites.
Mirepo historia gjysem te vertetat i refuzon.
Kjo sepse në litarin e birit të komsomolasit përpëlitet vetëm një “pipistrel” me ca brejtës të murrmë kanalesh që rropaten me gjet ndonjë vrimë nga thesi i tij i verdhushkave.
2 Shpalimi;
Rama së paku sot për sot, është Rekrutuesi më i Madh i Planetit.
Pse nuk e themi? Çfarë presim?
Perse e privojmë historinë tonë 111 vjeçare, 580 vjeçare apo dymijë-tremijë vjeçare, nga fakti me klamoroz, që ajo duhet ta arkivojë e servirë në të gjitha kohet? Pastaj shahemi me Historinë si njerkë…
Rama ka sfiduar dhe ka triumfuar mbi të gjitha sherbimet inteligjente të globit.
Ka mundur më të madhin sot per sot, më inteligjentin e më të rafinuarin sherbim të planetit.
Rama jo vetëm i ka rreshqitur ose e ka dribluar n’ajer shqiponjen kryebardhë CIA-n që e vigjëlon e vetme sistemin djellor në pergjithesi dhe planetin Toke ne detaje, por ka thyer të gjitha muret prej blindi e gome të Organizates së Kunderzbulimit të Amerikes.
E jo vetëm kaq, por ka depertuar në qendren më nevralgjike të Kunderzbulimit brenda SHBA.
E jo vetëm kaq, Rekrutuesi ynë i Madh, nuk është ndalur me kapjen e ndonjë cironke periferike, n/oficer a gjeneral FBI-e. Jo.
Rekrutuesi i Madh me një topografi nentokase precize ka hyrë jo veç në qendren apo Shtabin operant të Kunderspiunëve amerikanë, por mu në zyrën e më të madhit kunderzbulues. I ka vënë atij kapistren, duke e zvarritur pas vetes faqe gjithë botes si një viç motak.
Tani Amerika e ka vendimuar fatin e “viçit”.
Gjyqi atje do vendosë modalitetet rutinë.
I Madhi ynë, qeveris madhështor ketu midis nesh.
3 pos-shkrim: ose këshilla prej miku kronikes.
Kronikanë pro, apo ekstremisht kunder Rekrutuesit të Madh, ç’më ndaleni tek lokucioni “hajt mo…!” Edhe në filma ndodhin keto… Apo ju te tjeret tek fjalëza korrupsion.
Të dyja shpalimet janë hile, ose inkopetencë. Kjo e dyta pëllet fort.
Korrupsioni është vetem një nga mjetet, instrumentet me banale, më të thjeshta te rekrutimit.
Në Rekrutimet e Medha, për antonomazi tek Rekrutuesit e Medhenj, gjerat janë shumë më komplekse.
Nuk e zevendeson dot fjala korrupsion fjalen rekrutues. E anasjellta po.
S’e di pse ndaleni në terma kaq reduktiviste, mund të jetë se prisni ta lexoni së pari në Ëashitngton, a Neë Jork post…etc
Pritje e pa justifikushme. Vendi i dëmtuar në këtë rast SHBA, nuk do e shpallin kurrë Madheshtinë në anën e kundert të historisë se vet.
Ne jemi këtej Atllantikut nën të madhin tonë.
Do te jenë gjithashtu fukarallek narrativat sesi twiteronin(cicerinin) Ambasadori e ambasadoreshat në xhepin e Gjigandit, se si DASHI apo delja e ndiqnin pas të bindur të Madhin tonë.
Dhe ju opozitarët sidomos, hiqni dorë nga pretendimet qe SPAK-ucët apo të Drejtet tanë të vihen perballë Rekrutuesit gjigand, kur edhe CIA, edhe FBI, edhe amabasadorizmat…edhe putinet Ky i fut n’xhep të sahatit.
Më realistë të dashur kronistë.
Madheshtitë globalisht globale, dmth Rekrutuesit e Medhenj janë kometa të rralla në horizontin tonë. Duhet evidentuar. Ndryshe do vazhdojë akoma raporti ynë jo komod me historinë. Dhe kjo s’eshte mirë.



