Është Dhurata Tusha, mësuesja e njohur në Merano të Italisë që rikandidon për të qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të provincës.
Kujtojmë se Tusha është një emër i njohur në komunitetin shqiptar jo vetëm si aktiviste për të drejtat e emigrantëve, jo vetëm si anëtare aktuale e atij këshilli, por edhe për faktin se ajo, prej disa vitesh, ka hapur shkollën shqipe me fëmijë të emigrantëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Lajmin e rikandidimit e bën me dije vetë Tusha nëpërmjet rrjeteve sociale si më poshtë:
???????????????? Të nderuar bashkatdhetarë, qytetarë të Meranos e në të gjithë Alto Adige,shokë, miq e familjarë .
Dua të ndaj me ju lajmin e kandidimit tim për zgjedhjet e Këshillit Provincial me listën Civica në mbeshtetje të assessorit Nerio Zaccaria me 22 Tetor 2023 .Me synim dhe ide të qarta për integrimin e emigrimin .
Doja ta ndaja lajmin me ju sepse ju ma dhatë këtë mundësi për kandidim . Kandidimi është i të gjithëve që bëtë të mundur këtë mundësi. Ishte,vlersimi,mbështetja, besimi dhe vota juaj që para dy vitesh për herë të parë bëmë të mundur të më zgjidhni mua si Këshilltare në Këshillin Bashkiak në Merano. Aty falë besimit e përkrahjes unike të këshilltarëve arrita të zgjidhem zëvëndës kryetare e Këshillit Bashkiak dhe gjithashtu të zgjidhesha Këshilltare e integrimit dhe emigrimit. Kjo më dha shumë mundësi që tu jem pranë e tu shërbej jo vetëm bashkëatdhetarëve të mi por ti shërbej e ti jem sado pak ndimë çdo qytetari të qytetit të Meranos e zonave rreth saj që ka nevoj për përkrahjen e bështetje. Jam një zë i çdo qytetari i çdo të drejte.Fitorja jonë dy vite më parë i bëri politikat të mendojnë e të reflektojnë që edhe komuniteti jonë është integruar e po integrohet çdo ditë. Ne mundemi dhe duhet të arrijm edhe në këshillin provincial, tani e kemi mundësin, le ta bëjmë realitet.Të kemi dhe ne një përfaqësues , një zë dhe një mbështetje. Të përfaqësohemi me vlera e dinjitet.Së bashku mposhtëm çdo paragjykim , bëmë dëshirat realitet.
Nevojat dhe dëshirat tona janë të përditshme e në çdo drejtim.
Kam qenë, jam e do të jemë në mënyrë direkte e indirekte në çdo familje në çdo indivit e qytetar .Uroj të vlersoni seriozitetin, punën, intelektin, ambicien, vullnetin dhe idetë e projektet tona.Kur ne mbështesim njëri tjejetrin kemi më shumë forcë e kurajo, më shumë besimin që së bashku mund të arrijmë kudo. . Prandaj do i drejtohem çdo qytetari që t’i vlerësojë këto votime për fëmijët, për të rinjtë, për veten, për prindërit për të ardhmen.Kjo është mundësia më e mirë për të pasur një zë,një mbështetje, integrim e duhur e një të ardhme më të mirë .
Duhet t’u themi jo interesave maniake partiake e vetiake dhe të bëjmë më të mirën sot për çdo njërin nga ne për të arritur atje ku e meritojmë e duam të arrijm nesër.
Vlerësojeni veten dhe votën tuaj, vlerësojeni të ardhmen. Me besimin ,përkrahjen tuaj dhe me këmbëngulje dhe punën time do arrijmë atje ku duhet te jemi.????????????????
Me respekt e vlerësim për të gjithë ju.
Dhurata Tusha








