Autoritetet në Peru të enjten dogjën 15 ton drogë, të sekuestruar në operacione të ndryshme në të gjithë vendin. Zyrtarët thanë se gjatë këtij operacioni u dogjën lloje të ndryshme të drogave, përfshirë kokainë, marijuanë dhe substanca të tjera kimike, që përdoren nga grupet kriminale për prodhimin e drogave sintetike. Kjo është hera e tretë që Ministri i Brendëshëm i Perusë, Miguel Angel Nunez autorizon dhe mbikqyrë operacione të tilla të asgjësimit të substancave narkotike në Lima.
VOA
Peru/ Autoritetet dogjën 15 ton drogë, të sekuestruar në operacione të ndryshme…

Leave a comment Leave a comment