Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej shoferëve ka ndërruar jetë. Aksidenti i parë ndodhi në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot-Thumanë.
Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/ Aksident fatal, ndërron jetë shoferja 32-vjeçare

Leave a comment Leave a comment


