Ngjarje tragike ka ndodhur sot në fshatin Pëllumbarë të Përmetit.
Një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e dhunës së bashkëshortit.
Policia njoftoi se për këtë ngjarje ka shoqëruar bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin L.P.
Sipas policisë, dyshohet se ai e ka goditur me shkop gruan e tij 80-vjeçare.
Mendohet se goditjet brutale i kanë shkaktuar vdekjen të moshuarës.
Ngjarja është zbuluar nga kujdestarja që punonte në banesën e çiftit për t’i ndihmuar.
Bëhet e ditur se i moshuari 82-vjeçar është proceduar penalisht edhe më parë për dhunë në familje.
Prokuroria po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

