Në foto është 60-vjeçari, mësuesi Petrit Jaupaj, i cili i dha fund jetës tragjikisht pasditen e së shtunës në varrezat e qytetit të Ballshit.
Mendohet se në gjendje të rënduar emocionale, Jaupaj i ka dhënë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese pranë varrit të bashkëshortes së tij.
Si pasojë, 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.
Duket se ai nuk e ka përballuar dot ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, rreth një vit e gjysmë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit.
Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

