Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka dhënë dorëheqjen
“Pas pezullimit të shpejtë të kryer nga FIFA, plus pjesës tjetër të procedurave të hapura kundër meje, është e qartë se nuk do të kthehem më në pozicionin tim” është shprehur Rubiales.
Kujtojmë se ai u vu në qendër të vëmendjes mbas skandalit që krijoi duke puthur në buzë kapitenen e ekipit kombëtar spanjoll të femrave, mbas fitimit të titullit kampion Evrope.