NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    2 days ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    3 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Portugali: Debat kundër konsumit të drogave të forta
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Të tjera
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Portugali: Debat kundër konsumit të drogave të forta

Neutrale
Last updated: 2023/09/08 at 4:09 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drogërat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Por tani është ndezur debati kundër konsumit të drograve të forta, lejuar legalisht prej më shumë se dy dekadash.

Meqenëse përdoruesit e drogave i injektojnë drogat me shiringa në mjedise publike si oborret e shkollave, apo pranë zonave të banimit shumë vetë po kërkojnë tani mbrojtje më të madhe për pjesën tjetër të popullsisë, që shqetësohet nga imazhet e pakëndshme: Letra të djegura alumini, pjesë shiringash, gjak, këto janë dëshmi të konsumit të drogës në rrugët dhe parqet e Portos.

Me skena të tilla përballet thuajse përditë Cristiano Silva jeton në një lagje të mirë të Portos, qytetit të dytë për nga madhësia të Portugalisë. Por drogaxhinjtë kanë vërshuar edhe në këtë lagje: „Kjo tregon mungesë respekti ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.
Drogaxhinjtë konsumojnë drogëra në mes të rrugës. Po të mos të të pëlqejë një gjë e tillë, duhet të ndryshosh rrugën. Dhe nëse thua se kjo gjë nuk shkon, atëherë ata bëhen të dhunshëm.”

Në vitin 2001, Portugalia legalizoi të gjitha drogërat, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Kush ka me vete më shumë se dhjetë racione ditore, rrezikon të gjobitet. Vetëm kush bën biznes me drogën, futet në burg.

Ofertat për trajtimin e të droguarve të pamjaftueshme

Tregtia e drograve është e ndaluar, prandaj ajo zhvillohet kryesisht me dyer të mbyllura. Edhe konsumi në publik nuk lejohet, por ai rrallë ndiqet me pasoja ligjore. Sindikalisti i policisë Hugo Moreira: „Problemi hasim gjithnjë e më shpesh situata të tilla, që kur nuk lejohemi më t’i arrestojmë konsumatorët. Policia i ka duart e lidhura.”
Atij që kapet i mundësohen oferta terapie. Dhe qendrat e drogës, mendohet se mund t‘i nxisin konsumentët të largohen nga rruga. Por në Porto ka vetëm një qendër të tillë.

Psikologia, Diana Castro, është krenare për ligjin portugez të drograve. Ajo thotë, se ky ligj është një nga rrugët për të larguar të prekurit nga zonat e errëta. E tek e fundit numri i të vdekurve nga drogat është tani më i ulët: „Kur konsumi i drogave kriminalizohet, atëherë të varurit prej drograve nuk shihen nga shoqëria dhe nuk përfitojnë nga shërbimi mjekësor, thjesht sepse ata shihen si kriminelë dhe jo si njerëz në nevojë.” Por me sa duket nuk ka oferta të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor. Kritikët druhen për sigurinë publike.

Kërkohen masa më të ashpra

Për Patricia Rapazote-n gjendja është e padurueshme. Ajo është kryetare e lagjes Ramalde, një nga lagjet me probleme të Portos. „Kjo ndjenja e frikës, që njeriu kthen kokën dhe sheh nëse ka dikë nga mbrapa, është e padurueshme. Ne kemi nevojë për më shumë polici dhe më shumë patrullim në rrugë.”

Sindikata e policisë kërkon po ashtu marrjen e masave më të ashpra. Hugo Moreira: „Ne bëjmë punën tonë, dalim në rrugë. Por kjo nuk ka pasoja. Unë mendoj se ne na duhet një institucion që të marrë të prekurit dhe t’i detyrojë të trajtohen, një institucion me mjetet e nevojshme financiare dhe me profesionistët e duhur, që të shoqërojnë këta njerëz.”

Pas 20 vjet politike liberale droge, ka ardhur koha për të vepruar, thotë banori Cristiano Silva. Për shkak të kujdesit të madh për të varurit nga droga, nuk duhet harruar mbrojtja e pjesës tjetër të popullsisë. „E gjithë kjo çon në ndjenjën e mungesës së ligjit dhe që dikush mund të bëjë çfarë të dojë. Kjo është një spirale shumë e rrezikshme.” Ndërkohë qetësia është shtuar në lagjen e tij, që kur policia ndërmori një aksion të gjerë. Por një pjesë e skenës së drogës ka shkuar në një lagje tjetër. Kështu, Porto nuk po shpëton nga ky problem.
Nga DW

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
6 hours ago
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
13 hours ago
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
1 day ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
2 days ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
2 days ago

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?