Nga historiani Kastriot Dervishi
Fillimisht ishin forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, të cilat ishin në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1945-1949. Në vitin 1949 krijohet në vend të tyre Brigada e Sigurimit të Shtetit (e cila nuk ka lidhje me drejtoritë e Sigurimit të Shtetit). Në vend të tyre, në vitet ‘60-’70 (nuk qartësohet sepse dokumentacioni nuk është i plotë) u krijuan forcat e ndjekjes me disa brigada. Përveç të poshtëshënuarve, ka qenë edhe Brigada e Ndjekjes në Gramsh. Brigadat ishin struktura që vepronin me komanda të shërbimit të përhershëm, por me trupa rezerviste. Në raste alarmi, thirreshin rezervistët nën armë.
Me vendimin nr.2, datë 26.2.1990 të Këshillit të Mbrojtjes, repartet e ndjekjes kaluan nga Ministria e Punëve të Brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Vetëm tre punëtorët operativë ngeleshin në lidhje me Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin repartet:
1-Brigada e Ndjekjes nr.970 Tiranë, e përbërë nga:
-Batalioni i 1-rë Krrabë
-Batalioni i 2-të Burrel
-Batalioni i 3-të Cërrik
2-Brigada e Ndjekjes nr.980 Pukë, e përbërë nga:
-Batalioni i 1-rë Hajmel
-Batalioni i 2-të Rubik
-Batalioni i 3-të Pukë
3-Brigada e Ndjekjes nr.990 Tepelenë, e përbërë nga:
-Batalioni i 1-rë Tepelenë
-Batalioni i 2-të Kotë, Vlorë
-Batalioni i 3-të Vodicë, Berat
-Batalioni i 4-t, Voskopojë

