Ka shkuar në pesë numri i personave të zhdukur në Volos dhe Pelion, të cilët janë prekur rëndë nga moti i keq i stuhisë “Daniel”
Sipas ERT, përveç 42-vjeçarit që rezulton i zhdukur në Volos që prej mesditës, kur u përfshi nga një përrua, nuk dihet fati i katër personave të tjerë në Pelion.
Në veçanti, sipas raportimit përkatës të televizionit shtetëror, ata janë të zhdukur nga zona e Argalastit në Pelionin e Jugut. Njëkohësisht bëhet e ditur se në zonën e gjerë janë duke u zhvilluar dhjetëra operacione të Zjarrfikësve për dhënien e ndihmës.
Më herët gjatë ditës së sotme u vendos që të evakuohej shtëpia e të moshuarve në Volos, pasi një krah u shemb. Në veçanti, një krah i vjetër u shemb në zonën bregdetare të Krausidona, në rrethin e Agia Paraskevi.
I njëjti vendim është marrë edhe për Qendrën Shëndetësore në Argallasti, ndërsa për ofrimin e pandërprerë të shërbimeve mjekësore po krijohet një strukturë provizore në bashkinë e Argalastit në bashkëpunim me bashkinë.



