Fermerët e Konispolit janë të alarmuar sepse një insekt i quajtur krahbardhë ka pushtuar plantacionet e mandarinave dhe po dëmton rëndë prodhimin.
Simbas fermerit Petrit Ali Mulla, këtë problem nuk mund ta zgjidhi çdo bujk me spërkatje në ngastrën e tij të pemëve, sepse efekti është afat shkurtër dhe pemët do të sulmohen përsëri nga parcelat fqinje.
Mulla, me një status në rrjetet sociale i bën thirrje bashkisë së Konispolit që të marrë masa dhe të komunikoj me Ministrinë e Bujqësisë për të realizuar spërkatje masive.
Ja postimi i tij:
BASHKIA E KONISPOLIT, DUHET TĒ MARRË MASA, PÊR SHKAK, SE MANDERINAT, NĒ PÊRGJITHËSI, JANË PREKUR, NGA NJĒ INSEKT, QË I MBULON KOMPLET ME BLOZË..!
Fermerét, e Bashkisë së Konispolit, ndeshen çdo ditē, me një insekt, që po godet rëndē prodhimin e manderinës, njerzit po punojnē çdo ditē, duke pêrdorur, preparate, te llojeve tē ndryshme, kundêr kêtij infeksioni, se kemi të bējmē, me dy fenomene, me insektin, që quhet krahbardhë dhe shtohet, me shpejtesi te madhe, qe duhet te luftohet, me tjeter preparat dhe me jashtqitjen e insektit, që eshte bloza, që duhet tjetér preparat dhe që kjo bloze, e prrish jo vetëm.prodhimin, por e çon pemën, drejt tharjes.!
I bëj thirrje, Bashkise dhe Kryetarit të saj, Erges Dule, të vërë nē dijeni, Ministrinē e Bujqësise dhe Ministren Frida Krifca, ta ngrej këtë shqetësim, deri tek Kryeministri, të bien specialistet, më të mirë, të mbrojtjes sē bimëve, se po rrezikohet, jo vetëm prodhimi, por edhe njē pasuri e madhe, djersa e njerzve, që kanë investuar, ne sektorin e bujqësise, por kjo pasuri, duhet tē vleresohet edhe, si pjese e pasurisë kombētare.
Mundësisht te behet spérkatje, nga ajri, nga Ministria e Bujqesise, e të gjithë sipérfaqes, pêr shkak, se Insekticidi, strehohet, ne te gjitha pemêt dhe shkurret.



