612 milionë lekë ka kërkuar kreu i bashkisë Belsh për
“Rivitalizimi i Kullës Panoramike” në qytet.
Supervjedhje e kanë quajtur këshilltarët e opozitës këtë ide dhe e kanë kundërshtuar në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Ata kanë publikuar qëndrimin e tyre dhe dokumenta në rrjetet sociale si më poshtë:
Skandalet nuk kanë fund për Bashkinë Belsh.
Më poshtë keni materialet se si kerkojnë të realizojnë vjedhjen e rradhës, por pa sukses sepse votat e Anëtarëve të Këshillit Bashkiak Opozitës ishin kundër.
Partia Demokratike dhe Anëtarët e saj do të denoncojnë në media dhe rrjete sociale çdo shkelje që bëhet në kurriz të banorëve të Dumresë.
1-Rivitalizimi i Kullës Panoramike vlera e saj 612 milion lekë (Super vjedhja) 6=Vota Kundra. 4=Vota Pro (nuk miratohet)
3-Miratimi i Pagave (nuk miratohen) arsya sepse një Administrator paguhet 900 mijë lekë në muaj ndërsa ndihma ekonomike 30 mijë lekë të vjetra.
5-Mbyllja e Gropës në Fshatin Cestijan vlera 10 Milion (nuk miratohet)
6-Vjedhja me firmën e improvizuar Green Belsh e cila pasi vodhi në shumë tendera fiktiv kërkon vjedhjen e rradhës në kurriz të Qytetarëve edhe pika 6 e rrëzuar.
Mund ti lexoni sipas dëshires.
Partia Demokratike Belsh do të kërkoje që në cdo mbledhje te jetë prezente media për trasmetimin e këtyre skandaleve që vetem shtohen.
#bashkemeqytetaret
#perqytetaret
✌️✌️








