NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    8 hours ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    6 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    6 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
Të tjera
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
Kryesore Politikë
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
Të tjera
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
Kryesore
Zgjerohet harta e protestës/ Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në Fakultetin Ekonomik te ‘Aleksandër Xhuvani’
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Spanjë, protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit

Neutrale
Last updated: 2023/08/29 at 4:37 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Zyrtarët kryesorë të Federatës Spanjolle të Futbollit i kërkuan presidentit të pezulluar, Luis Rubiales të jepte dorëheqjen të hënën për shkak të sjelljeve të tij në Kupën e Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të një futbollisteje pasi Spanja fitoi ndeshjen finale të kampionatit. Ndërkohë, në Madrid organizatat feministe mbajtën një protestë në mbështetje të futbollistes Jeni Hermoso dhe duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rubiales.

Pedro Malabia, Shef i Strategjisë në Lidhjen Spanjolle të Futbollit për Femra, tha se Luis Rubiales nuk mund të jetë më në krye të organizatës.

Qeveria deklaroi në mënyrë shumë të qartë se është në pritje të vendimit të gjykatës sportive dhe se edhe ajo do ta pezullojë përkohësisht zotin Rubiales. Edhe shoqëria civile është shprehur në mënyrë të qartë. Mendoj se Luis Rubiales dhe ekipi i tij drejtues nuk mund të qëndrojnë më në krye të federatës. Federata e futbollit nuk u përket atyre, ajo i përket futbollit spanjoll dhe mendoj se shoqëria ka dhënë një mesazh të qartë: kjo nuk është ajo që Spanja pret nga kjo organizatë”, tha ai.

Rubiales është përballur me një lumë kritikash nga e gjithë bota për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, duke përfshirë puthjen në buzë të futbollistes së kombëtares së Spanjës Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së marrjes së trofeut në fushë.

Ai gjithashtu u kritikua gjerësisht për një gjest tjetër të pahijshëm pas fitores ndërsa ishte ulur afër mbretëreshës së Spanjës Letizia dhe vajzës së saj adoleshente, Princeshës Sofia.

Protestuesit dolën në rrugët e Madridit të hënën për të treguar mbështetjen për futbollisten e kombëtarës spanjolle, Jenni Hermoso dhe për të kërkuar dorëheqjen e kreut të federatës së futbollit, Rubiales pas gjestit të tij ndaj saj.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Yolanda Diaz mori pjesë në protestën e organizuar nga grupet feministe.

Protestuesit kritikuan ashpër sjelljet e presidentit të federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales.

“Ishte tmerrësisht e neveritshme. Para se të shihet nga afër puthja që ai i dha futbollistes Hermoso pa pëlqimin e saj, ai bëri gjithë ato përqafime dhe prekje krejtësisht të papërshtatshme. Para gjithë këtyre përfaqësuesve ndërkombëtarë në Botëror ai po prekte në mënyrë të papërshtatshme lojtaret. Mendoj se këto sjellje ishin një abuzim me pushtetin sepse ai është president i federatës së futbollit”, tha protestuesja Guadaluper Martin.

Prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës hapi të hënën një hetim paraprak ndaj kreut të federatës së futbollit, Luis Rubiales për të përcaktuar nëse veprimet e tij do të konsiderohen një akt abuzimi seksual.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se gjykata kishte marrë disa ankesa, por do të niste një hetim të plotë të rastit vetëm nëse një e gjë e tillë do të kërkohej nga futbollistja Hermoso. Ajo ka thënë se puthja nuk ishte bërë me pëlqimin e saj.

Kjo lëvizje rriti trysninë mbi zotin Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA të shtunën mes kritikave në rritje për incidentin në ceremoninë e dhënies së medaljeve pas fitores së Spanjës në Sidni më 20 gusht. VOA

TAGGED: Lajme
Neutrale August 29, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
2 hours ago
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
8 hours ago
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
23 hours ago
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
1 day ago
Zgjerohet harta e protestës/ Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në Fakultetin Ekonomik te ‘Aleksandër Xhuvani’
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.

Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë

Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?