Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri të urgjencës mbi një shtëpi në një lagje pranë qytetit Fort Lauderdale në Florida të hënën, njoftuan autoritetet.
Viktimat janë kapiteni i helikopterit dhe një banor në vendin ku u rrëzua helikopteri. Katër persona të tjerë u lënduan, dy që ndodheshin në bord dhe dy banorë të lagjes ku u rrëzua helikopteri.



