Franca do të ndalojë studentët që frekuentojnë institucionet arsimore shtetërore të veshin “abaya” – një fustan i gjerë, i gjatë deri në fund të këmbëve, që vishet nga gratë me origjinë arabe.
Lajmi u dha nga ministri i Arsimit,
Gabriel Attal, gjatë një intervistë për kanalin francez televiziv TF1.
“Kur hyn në klasë, nuk ke pse të identifikosh besimin fetar të nxënësve, vetëm nga pamja” –
tha ai.



