NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
    15 hours ago
    Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
    18 hours ago
    Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
    18 hours ago
    Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
    19 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kujtim Morina/ Prevallë, Udhëpërshkrim dhe emocion
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
Të tjera
EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
Politikë
Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
Kryesore Politikë
Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
Kryesore Politikë
Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kujtim Morina/ Prevallë, Udhëpërshkrim dhe emocion

Neutrale
Last updated: 2023/08/26 at 4:10 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Sapo mbërritëm në Prizren, se nuk kalohet aty pa hyrë në qytet, vajza e madhe duke ma ditur dobësinë, më bën një pyetje që duket më shumë retorike: Prizreni apo Shkodra? Ajo e di se i dua, veçanërisht këto dy qytete, prandaj më pyet. Nuk di t’i ndaj, i them.
Pas një pushimi në qytet, vazhdojmë udhëtimin Grykës së Sharrit që do të thotë rrugës për Brezovicë, qendër skish apo alpine, që është më e njohur apo rrugës për Prevallë, e njëjta gjë, që është më afër dhe po frekuentohet gjithnjë e më shumë.
Është një grykë që shkon përgjatë lumit të Bistricës apo Lumbardhit që vazhdon e rrjedh edhe mes për mes qytetit të Prizrenit dhe me sa di unë derdhet në lumin Drin. Vozitja në atë grykë, ka edhe rrezikun, edhe kënaqësinë, rrezikun se nga ato kanione mund të ketë shembje në atë rrugë të ngushtë por edhe kënaqësinë e madhe në atë mal të paprekur. Është një natyrë si në Zvicër, siç e ka bërë zoti dhe besoj fare pak ka prekur dora e njeriut.
Largësia nga Prizreni ne Prevallë është 30 km, pra jo largësi e madhe. Mendoj se kjo favorizon edhe udhëtarët nga Tirana sepse nëse nuk ndalesh në Prizren mund ta bësh atë rrugë edhe për 3 orë ose maksimumi 3 orë e gjysëm megjithë ndalesat. Do të them edhe diçka që nuk më pëlqeu rrugës. Kur kam kaluar para një viti, rruga ishte në rindërtim dhe besoja se për një vit do të kishte mbaruar por jo. Gruaja madje kishte parë një foto të rrugës së asfaltuar. Mirëpo kjo është media, jep një pamje të një segmenti rruge dhe ti mendon se është ndërtuar e tëra. Rruga nuk ishte bërë ende dhe do goxha punë për të mbaruar. Kishte segmente disa kilometërshe të riasfaltuara por pjesa tjetër ende me asfaltin e vjetër dhe ende në punime prandaj duhej kujdes në vozitje sepse siç thamë është rrugë malore dhe një pjesë jo shumë e madhe në ngjitje.
Kur ngjitesh në Prevallë, të hapet para syve një panoramë e mrekullueshme, fshati turistik në njërën anë rrëzë malit me pisha të zeza dhë rezorti i skive përballë që verës është i lirë për pushuesit. Je në zemër të maleve të Sharrit, them malet sepse Sharri mendoj nuk është një mal por një vargmal me shumë maja në mes Kosovës dhe Maqedonise së Veriut madje dikush thotë se zgjatet deri në Shishtavec, Shqipëri. Shtëpitë apo bujtinat në Prevallë duket se janë shtuar vazhdimisht. Aty njerëzit shkojnë, rrinë me nga 2 javë madje edhe një muaj, për të marrë ajër të pastër. Ka edhe restorante por shumica besoj për të kursyer, blejnë ushqime nepër dyqane aty që nuk janë shtrenjt për të qëndruar sa më gjatë aty. Nëse rri të paktën 10 ditë ose 2 javë, mund të bësh një deal apo ujdi të mirë me rreth 25-30 euro nata ndërsa për netë tek, me siguri që tarifa rritet sepse nuk kanë interes. Pasi ngjitemi pak në livadhin përballë dhe pushojmë pak duke marrë ajër të pastër, zbresim poshtë për të gjetur një restorant për darkë. Ndalemi tek nje pikë shitje anës rrugës, ku shitet djathë Sharri i paketuar në kavanoza të mëdhenj dhe mjaltë. Pyesim për djathin e Sharrit, 25 euro tha, bën kavanozii madh. Është i mirë por paksa shumë i kripur dhe i fortë, me një ngjyrë si të verdhë. Ndërkohë, shitësi, një djalë nga Qafa e Dules, Kosovë, na ofron edhe mjaltë, veçanërisht mjaltë pishe, thotë, është i mirë për mushkëritë. Marrim një kavanoz, 15 euro, pasi e provojmë pak dhe hyjmë në bisedë me të. Na thote se njeh shumë njerëz në Shqipëri dhe ka plot miq nga Kukësi, Hasi e Tirana. Na prezanton një plak që rri ulur aty, që ishte babai i tij.
-Ne vijmë në Tiranë-, thotë djali,- vetëm kur kemi nevojë për spital.
-Ndoshta marrin shumë-, i them, – në spitalet private por ama mjekët e, specializuar i kemi shumë të mirë.
-Edhe të mirë dhe të lirë-, na thotë plaku që ishte bërë operacion në zemër në Tiranë para 7 a 10 vjetësh dhë dukej se ndjehej mirë.
-Atje paguaje njëherë-, tha,- jo në njëqind vende.
Më tej, djali na thotë se në Shqipëri ka njerëz shumë të mirë dhe shumë të këqinj. Me një fjalë, sipas tij, nuk ka shumë mesatarë apo quaje normalë. I them se nuk ndahen njerëzit me paragjykime sipas krahinave, këta janë të mirë, ata të këqinj. Në çdo krahinë a, zonë, ka njerëz të mirë e njerëz të këqinj.
Pyesim për boronica dhe na thotë se zakonisht furnizohet nga ora 2 e drekës nga fshatarë nga Kosova, madje edhe nga Shqipëria që i mbledhin dhe vijnë e ia sjellin për t’i shitur, të cilat i shet brenda ditës. Hajdeni nesër, thotë se ua jap më lirë se në vende të tjera. Boronicat e thara kanë shkuar shtrenjt, sidomos ato të Tropojës deri në 30 mijë lekë të vjetra kilogrami. Kërkohen shumë sepse perdoren për çaj gjatë dimrit dhe madje edhe për t’i ngrënë me vlera të larta si antioksidantë.
Ulemi në një restorant aty për darkë. Muzika dihet, kur je në Shqipëri, dëgjon muzikë të Kosovës, kur je në Kosovë, të Shqipërisë. Nuk ka shumë klientë. Duket se pushuesit atje blejnë ushqimë në dyqane dhe gatuajnë në shtëpi. Qëllimi është të qëndrojnë sa më gjatë për të shijuar ajrin e pastër. Ka edhe një ndryshim Prevalla nga Valbona e Thethi si pika turistike. Këto të fundit janë në gryka apo lugina ndërsa Prevalla është në qafë mali. Prandaj, besoj se edhe klima në Prevallë është më e ftohtë se në dy pikat e tjera. Po të hapësh në google për Prevallën, thotë se është 1800 m mbi nivelin e detit. Vetë fshati mendoj se nuk është aq por besoj 1000 a 1200 m mbi nivelin e detit.
Nga ora 9 e darkës fillon e ftohet dhe zbresim poshtë me makinë në hotelin ku jemi akomoduar, hotel Sharri. Jo për ta promovuar se në atë grykë ka hotele dhe restorante të mira plot por për të treguar për një bisedë që bëmë të nesërmen. Më bënë përshtypje atë natë kanalet e televizorit të dhomës. Nuk kishte kanale nga Shqipëria, kryesisht ishin të Kosovës, kanale serbe, italiane, etj. Aty banon një areal i përzier se dëgjuam në kafe që flitej serbisht dhe është normale, fshatrat më poshtë janë të komunitetit goran ndërsa më sipër është komuna e Shtërpcës që përfshin Brezovicën e përtej, e banuar kryesisht me serbë por besoj ka edhe shqiptarë.
Më qëlloi menaxheri i hotelit në recepsion kur shkova për të paguar, sepse ata nuk ta kërkojnë pagesën në fillim por në fund, ndërkohë të mbajnë një dokument identifikimi. Hoteli tba ka filluar të ndërtohet në vitin 2006 dhe është bërë funksional që nga, viti 2008. Pronari është nga Opoja që është larg prej ketu, në kufi me Shqipërinë. Komuna e Dragashit është e përbërë nga dy komunitete kryesore, Opoja shqiptare me 16 fshatra dhe Gora që thuhet se janë sllavë të myslimanizuar me 9 fshatra. Po kaq fshatra të Gorës janë edhe në Shqipëri në zonën e Shishtavecit që i ndan kufiri. Për menaxherin e hotelit që është nga Opoja, ai nuk bënte dallim mes goranëve dhe serbëve që mendoj se e kishte gabim sepse në fakt goranët flasin gjuhën e tyre që ka ndryshime nga serbishtja dhe kanë një identitet rajonal. Dihet që njeriu ka shumë identitete në jetë dhe herë vë në dukje njërin e herë tjetrin. Kështu goranët herë paraqiten si maqedonas, bullgarë, pastaj dekadat e fundit si boshnjakë sepse janë myslimanë, dhe si serbë nganjëherë etj. Ndërkohë disa fshatra goranë apo tërbesh banojnë edhe në Grykën e Sharrit. Duket çudi si janë vendosur aty sepse nuk kanë vazhdimësi territoriale me Dragashin. Pas kësaj bisede, menaxheri i hotelit më dhuroi një libër që ia kishin dhuruar edhe atij, “Trashëgimia kulturore e Sharrit (Dragashit)” me bashkëautorë Muharrem Qafleshi dhe Valent Qafleshi që flet për natyrën, shtrirjen gjeografike, kulturën, zakonet e dy komuniteteve kryesore që banojnë në Dragash, atij opojas dhe goran. Hezitova t’ia marr librin sepse ishte me autograf por ai insistoi të ma dhuronte ashtu.
U kthyem nga ky udhëtim në Grykën e Sharrit me mbresa të mira natyrisht. Ishte vetëm një natë dhe atje kur të shkosh, më mirë zë një hotel të lirë dhe rri disa ditë sesa një natë me salltanet. A do të rindërtohet rruga vitin tjetër? Ajo rrugë malore do punuar me kujdes që të evitohen shembjet dhe të bëhet njëherë e mirë por edhe të mos zgjasë pa fund sepse privon turistët dhe pushuesit e shumtë që duan ta vizitojnë. Kosova ka edhe pika të tjera turistike si Gryka e Rugovës, zona e Dragashit, Ujëvara apo vendburimi i Drinit, bjeshkët e Gjeravicës, etj dhe mendoj se duhen promovuar dhe përmirësuar infrastruktura për klimën e bukur malore që ofrojnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
15 hours ago
EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
15 hours ago
Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
18 hours ago
Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
18 hours ago
Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
19 hours ago

Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.

EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike

Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!

Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?