Me një reagim në rrjetet sociale, ish deputeti Lefter Maliqi evidenton gjendjen aktuale të qytetit dhe hedh akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të Kuçovës.
Pastrimi i qytetit është bërë me tender korruptiv, shprehet ai, dhe vlera mbi 1 Miliardë e gjysëm lekë janë taksat tuaja!
Reagimi i plotë:
❗️Turp!
Kuçova e intelektualëve, naftëtarëve dhe aviatorëve e mbuluar nga plehrat, duke nisur nga Rruga “Sulejman Delvina”, Rruga “Thimi Tane”, që nga qendra e në periferi, kudo plehra papastërti, në çfo lagje e fshat, ndërkohë që tenderi korruptiv i pastrimit është mbi 1 Miliardë e gjysëm Lekë, me taksat tuaja!
Së bashku të shpëtojmë Kuçovën nga ish-fatorinoja, oligarku Salillari dhe ‘pengu’ i tij i paaftë, Hajdari i Rilindjes shembull i paaftësisë. Kuçova s’ka nevojë për koncerte, për ‘show’, me taksat e popullit, për kengëtarët dhe skenat portative, por do punësim, zhvillim, ndryshim, rrugë, ujë, drita, kanalizime, treg, stadium modern, muze dhe pastërti e gjelbërim.
Së bashku të pastrojmë qytetin nga plehrat dhe Bashkinë nga abuzuesit, të kortuptuarit dhe të paaftët! ????????????







