Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku në një kasolle pranë banesës, është gjetur pa shenja jete një vajzë 12- vjeçare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishtë rreth orës 14:10, kur e mitura është gjetur nga familjarët e saj, e vetëvarur.
Ndërkohë nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi zyrtar:
“Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

