Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan.
Sot, Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dy zjarrvënësit dhe t’i arrestojë.
Lajmin e ka përcjellë në rrjetet sociale edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla si më poshtë:
Zjarret në vend➖ Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan.
Sot Policia e Shtetit????✈️????✈️ arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike.
KUJTESË‼️ Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie!



