NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    23 hours ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 day ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/ DY MARTIRËT E 10 GUSHTIT- SHEJTI LORENC & POETI HAVZI NELA.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/ DY MARTIRËT E 10 GUSHTIT- SHEJTI LORENC & POETI HAVZI NELA.

Neutrale
Last updated: 2023/08/11 at 7:18 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Me 10 Gusht të vitit 258 në sheshin e vogël të Panisperios në Romë mbi një turrë të stërmadhe drushë , rrethuar nga shumë ushtarë të Perandorit Romak Valerian digjej trupi i Martirit të Kishës Katolike, Shejtit Lorenc.
Me 10 Gusht të vitit 1988 tek sheshi i agjensisë në Kukësin e Ri varej poeti Havzi Nela.
Shejti Lorenc u martirizua sepse nuk pranoj t’ja dorëzonte paratë e kishës ushtarëve të Perandorit, me një argumentim që e demostroj po në atë shesh ku do të digjej i gjallë.
Ndërsa Havzi Nela do të varej në litar sepse nuk po shfaqtë asnjë lloj pendese për disidencën e tij të gjatë dhe të përsëritur.
Ndërsa Shejtit Lorenc do të protestonte kundër Perandorit Valerian i rrethuar nga një turmë të varfërish, të sëmurësh dhe besimtarësh besnik në një marshim sfidues në sheshin ku sot ngrihet katedralja me emrin e tij.
Poeti Havzi Nela thuajse krejtësisht i vetëm s’po ndalej në rebelizmin e tij të hapur kundër diktaturës komuniste.
Ndërsa Shejtit Lorens ju tha të dërguarve të Perandorit që parat e kishës janë të besimtarëve , shërbejnë për zgjidhjen e halleve dhe në shërbim të tyre dhe jo tuajat.
Havzi Nela i demostroj sistemit gjakatar guximin dhe kurajon e njeriut dinjitoz që nuk thyhet që nuk dorëzohet, që nuk gjunjëzohet
Pas gati 2000 vitesh që prej asaj kohe të errët kur trupi i gjallë i tij u dogj në turrën e druve ka mbi 30 Kisha dhe Katedrale , ka qindra rrugë dhe sheshe, ka shumë shkolla dhe kolegje që mbajnë emrin e Shejtit Lorenc. Është shpallur Martir dhe Shejt,
Ka një ditë me emrin e tij në kalendarin kristian.
Ka një pëndesë të thellë të Perandorit pasardhës i cili nisi katedralen në sheshin ku ai u dogj nga paraardhësi i tij gjakatar.
35 vite pas martirizimit të Poetit Havzi Nela ka një gjimnaz në Kukës me emrin e tij,para atij gjimnazi është vendosur një përmendore modeste , dy apo tri rrugë mbajnë emrin e tij.
Është botuar vepra e plotë, kolegët e tij shkrimtarë dhe poet kanë shfaqur përmes shkrimesh dhe kumtesash përulje dhe ndjesë për heshtjen që treguan në atë kohë shtrigash.
Asnjë shenjë pëndesë apo falje nga ata që e çuan në litar.
Shenjti LORENC u martirizua për dinjitet dhe në mbrojtje të të varfërve.
Njëlloj si poeti Havzi Nela që u martirizua për lirinë e fjalës, dhe për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Janë të largët në kohë, të ndryshëm në besime këta dy martirë, por ata i lidhë një datë dhe një vyrtyt i lartë njerëzor. Data e martirizimit që është 10 GUSHTI dhe vyrtyti i DINJITETIT DHE MOSNËNSHTRIMIT.

Tiranë me 10 Gusht 2023

Neutrale August 11, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
2 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
23 hours ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
24 hours ago

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?