E dashur Eda !
E dashur Eda. Në këto ditë të nxehta, lajmi se nuk je më mes nesh, djeg më shumë se çdo temperaturë e natyrës.
Pas çdo telofonate plot optimizëm, mendoja ” Eda ja hodhi, nuk e gjen më gjë”.
Pak ditë më parë lamë një kafe (që nuk e pimë) dhe përsëri zeri yt ishte plot jetë, dashuri për jeten dhe njerëzit.
Buzëqeshja jote, kurajo e madhe për të luftuar deri në fund, do të na shoqërojnë, së bashku me kujtimet e bukura si koleg, që kaluam së bashku.
Sot ne qajmë, vajtojmë me shpirt, për një një njeri që zemra nuk i njohu kurrë zemërim, ligësi dhe pabesi.
Prandaj, tani që Eda e dashur, nuk është me mes nesh, për ata që deri dje e shanë pas krahëve ju lutem mbylleni gojën, mos u pendoni , por mos bëni sikur jeni trishtuar.
Eda e dashur më fal për këto rreshta të fundit.
Nuk kam fjalë ngushëllimi për nënën, motrën Arjeta dhe gjithë të dashuri e tu, e shtrenjta Edë.
Pushofsh në paqe mikja jonë e mirë.
Zoti të pranoftë mes më të mirëve



