Papa Françesku ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.
Ai ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete, por janë duke diskutuar dhe koordinuar lidhur me këtë vizitë.
“Asgjë nuk është vendosur për vizitën, por po punojmë për një vizitë në Kosovës”, ka thënë Papa Françesku.
Aktualisht Papa ndodhet në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë.
Më tej Papa do të jetë në Mongoli midis 31 gusht–4 shtator dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.