NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    19 hours ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    20 hours ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    20 hours ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albano Zhapaj/ Disa reflektime gushti…për proverbat tona ose Fjalët e Urta Popullore të para “përmbys”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albano Zhapaj/ Disa reflektime gushti…për proverbat tona ose Fjalët e Urta Popullore të para “përmbys”

Neutrale
Last updated: 2023/08/04 at 9:51 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Fjalët e urta shqiptare që vijnë nën dritën e zhvillimeve të reja shoqërore të popullit tonë, më bëjnë të besoj se, ka ardhur koha që disa nga shprehjet e urta popullore, “të rishikohen” seriozisht.

Më poshtë po sjell disa shembuj, që mund të edhe pasurohen nga ju, me fjalë të tjera të urta që munt të kem harruar: …..

Fjala e urtë popullore “Mos i shiko gunën, por shikoji punën” është e tejkaluar. Këtu po nuk pate gunë, nuk hyn dot në punë.

Fjala e urtë popullore “I fundit i fshatit të tij, s’mund të jetë i parë në fshatin e botës” duhet hequr nga qarkullimi. Këtu jo i fundit, por i fundit i të fundit, nga sot nesër e gjen veten të parin e gjithë zonës, e jo vetëm të fshatit të botës.

Fjala e urtë popullore “Kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda” nuk gjen më zbatim. Këtu kush i bën gropën shokut, automatikisht ngrihet në detyrë.

Fjala e urtë popullore “Kali i botës të lë në udhë” nuk është më e vërtetë. Këtu kali i botës të bën të pasur.

Fjala e urtë popullore “Ku u bë deti kos, fukarait ju thye luga” nuk gjen më zbatim. Këtu fukarai ka lugë prej floriri, por nuk ka as dhallë, e jo më kos, pale se detit ka kohë që i ka dalë pronari.

Fjala e urtë popullore “Me thuaj ç’shokë ke, të të them se cili je” duhet zëvendësuar me fjalën e urtë “Me thuaj ç’para ke, të të them se cili je”.

Fjala e urtë popullore “Pordha e madhe gris brekët e të zot” është e vërtetë pjesërisht, pasi pordha këtu, përpara se të grisë brekët e të zot, ka qelbur dynjanë.

Fjala e urtë popullore “Pyll pa derra nuk ka” është gjysmë e vërtetë, pasi këtu derra ka plot, e pyje nuk shohim hiç.

Fjala e urtë popullore “Nuk bëhen petullat me ujë” është e tejkaluar. Këtu petullat ka kohë që bëhen me llafe dhe premtime, e plus kësaj ujë s’ka e ujë paguhet.

Fjala e urtë popullore “Nuk mbushet thesi me një kalli” është e tejkaluar. Këtu thesi është mbushur plot e përplot ama …me thasë bosh.

Fjala e urtë popullore “Tek nusja hanë e pinë, te dhëndri gjë nuk dine” nuk gjen më terren. Këtu, le që tek nusja s’kanë ç’të hanë, por edhe dhëndri ka vite që ka ikur në emigrim.

Fjala e urtë popullore “Lulja e këputur, nuk mbin më” është kot fare, sepse lulet ka kohë që i bëjnë plastike dhe na i shesin për të freskëta.

Ja kështu…

Neutrale August 4, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
19 hours ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
20 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
20 hours ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
20 hours ago
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
2 days ago

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Balla përballet me Malltezin në Gjykatë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?