Gjenden trupat e 12 personave të zhdukur në liqenin Victoria në Uganda. Të dielën që lamë pas, dy varka u mbytën e për pasojë 12 personat, përfshirë një fëmijë 1-vjeçar që ishin në bord u zhdukën.
Mediat e huaja shkruajnë se të 28-të pasagjerët po ktheheshin në fshatin e tyre, pasi kishin qenë në një kishë
Liqeni Victoria është liqeni më i madh në Afrikë i ndarë nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.
Kujtojmë se Liqeni Viktoria është një nga Liqenet e Mëdha Afrikane. Me një sipërfaqe prej përafërsisht 59,947 km², Liqeni Viktoria është liqeni më i madh i Afrikës për nga sipërfaqja, liqeni më i madh tropikal në botë dhe liqeni i dytë më i madh në botë me ujë të ëmbël për nga sipërfaqja pas Liqenit Superior në Amerikën e Veriut.