Ka akoma enveristë që duke tjerrur “analiza”, gjithnjë pa lidhje, deklarojnë se Ahmet Zogu ishte nip i Esat Toptanit (edhe sikur të ishte nuk do të thoshte asgjë) dhe me këtë lidhin ngarje të caktuara historike. Në të vërtetë Esati dhe Ahmeti nuk janë njerëz të afërt, madje kanë qenë kundërshtar politikë, i pari aleat i Francës (Antantës) dhe i dyti i Austro-Hungarisë.
Nip i Esatit ka qenë Xhemil Vlora (1878-1936), nga dera e madhe dhe fisnike e Vlorajve, djali i Neire Toptanit -Vlora), i cili banonte në Bordighiera të Italisë. Në shtëpinë e Xhemilit u shpall pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.
Dajallarë të Ahmet Zogut kanë qenë dy njerëz të panjohur dhe që nuk lanë pasardhës, Sali beu dhe Ferit beu (vdiq i burgosur në Anadoll).
Pra po të jetë puna për krahasime, e kanë aty nipin e Esatit, pronarin e shtëpisë ku u shpall pavarësia e vendit.
Në foto Xhemil Vlora