Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, nga SPAK.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha përgëzon SPAK-un, teksa shprehet se ky është hapi i duhur për zbardhjen e mega-skandalit korruptiv.
Basha inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta.
Postimi i Bashës:
Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.