NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    23 minutes ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 hour ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 hour ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    22 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: KURRKUSH NUK ÇON LULE TE DASHURITE E HUMBURA. Poezi nga Mehmet Elezi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

KURRKUSH NUK ÇON LULE TE DASHURITE E HUMBURA. Poezi nga Mehmet Elezi

Neutrale
Last updated: 2023/08/01 at 11:51 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

1) FLOKE BORE MBI BERLIN

Buzëçelur do flokë bore krejt pa pritur

Mbi Berlin ranë e mbinë prapë si mështekna

Ku është Muri?

Prej mallkimesh mërzitur

Thonë po pi birrë Kaizer, diku fshehur.

2) DORE PER DORE

Dorë për dorë si kroi me borën e vetmuar në bjeshkë

Si qumështi me fijen e barit, dorë për dorë.

Dorë për dorë si shkronja me pyllin e prerë në besë

Si djepi me buzën përvëluar për puthje, dorë për dorë.

Dorë për dorë si malli me këmishën e hollë të mungesës

Si hëna me një yll që kërthijohet, gjunjëvrarë, dorë për dorë

Dorë për dorë si polici me vrasësin që është fshehur

Si shtëpia dhe hija e varrit, dorë për dorë.

Dorë për dorë si dita më një pyetje pingul mbi ballë

Si geri me arrën që gërryen në zguer të lisit, dorë për dorë

Dorë për dorë si unë dhe heshtja rrotull që më pi ngadalë

Si lulja dhe trupi që tretet nën rrënjët e saj, dorë për dorë.

3) SHESHI I SEKSEREVE

Pash në pash, pa u përdredhur, dot s’e çakam pyllin e sekserëve!

Gjithfarë fytyrash larë në dush dylli, sy macesh, kravata të modës së

mijëvjeçarit të dytë

Pëshpëshe dinake krye në krye, dy nga dy: rrallë bëhen bashkë tre

(Nëse s’llogaritim trotuarin që shkelet e lëpin lëmoshën e ditës).

Shitblerje apartamentesh, trojesh të zëna me forcë, muranash me

myshk në kufi, gjysështetesh,

Nepërka e hollë e pëshpërimës zhbiron mure, shemb shtretër

bashkëshortorë, zbraz gota, gjak derdh.

Ç’popullsi pyllnajë në një pëllëmbë vend, platformë nafte mbi valë deti

Hartë, Kullë Babiloni, gjithë gjuhët e pares, të gjalla e të vdekura.

Të tjera fytyra dylli, dhe sy macesh prapë, dhe kravata Pierre Cardin të

sfilatave që priten

Çuçllamë krye në krye, gjatë një coffee-break a në një tavolinë rrumbullake

Emisarë me qeveri mbështjellë me celofan nëpër valixhe

Me qeveri që fryhen si shkumë, ringrejnë, rrëzojnë e rrenojnë fate.

Te sheshi i sekserëve s’u shitkan gazetat: lajmet e tyre aty janë shumë

të vjetra

Një alo… dhe logu tkurret e rrudhet: ç’trajtë do të marrë pas një ore harta?

Dhjetëmijë varre thashë, sall dhjetëmijë. Rrokatur ky qenka, si s’merr vesh robi

Dhjetëmijë një garsonierë te Vorri i Bamit, thashë, parafabrikat.

Muzgu këtu mund të nisë në agun me krehër vese krehur

Java këtu mund të mbyllet në syrin e larë të së hënës

Dhe Dita e Jetës në një qese plastmasi mund të ngulfatet, të kopë e të vdesë

Ose – a nuk është njësoj? – në një çantë diplomatësh.

4) EKLIPS

Një ujk i zi vrapon nëpër qiell

Me qingjin e hënës në gojë.

Blegërima e saj e hollë

I lagu gjethet që dridhen.

Te dera e shtëpisë sime lumi

Dyllë i verdhë po lutet.

Dritë klandestine e fshehur nën valë

E nën një hije ujku.

5) RASHE NE GJUNJE E U LUTA

Sa ia nisën këngës kanxhat e mesnatës më fluturoi gjumi

Po më vlonte koka

Miza, yje, bomba, gra, anije kozmike, libra, ujq brenda ashtit të saj, brenda

rrashtit të saj

Fijet e flokëve haheshin me shoqja-shoqen në të gjitha gjuhët e Babilonit e të

internetit

Rashë në gjunjë e u luta

Jam apo nuk jam?

Të qofsha falë o Zot

Më dhe këmbë të gjata të lehta si ajri, turru, m’i dhe e më the

Turru nga përtejbota në këtë botë, nga toka në qiell, në përtejqiell, fluturim.

Ku jam tashti

Në këtë terr të verbët

Në terr po këndojnë gjelat

Jam apo nuk jam?

Të qofsha falë o Zot

Më vure ndërmjet shpatullave një kokë sa një gogël

Në këtë kokë sa një gogël a sa një kungull i vogël mund të rrijë rruzullimi, ma dhe e

më the, mund të rrijë krejt gjithësia që digjet rrotull e sillet si kotull

Veç ruaje kryet kur ta kthesh në të majtë e në të djathtë e para e mbrapa, kujdesu

për këtë kokë si gogël

Ruaju mos të përdridhet qafa e brishtë si qafë trice, e hollë fije peri

Mos të këputet e mjerë

Kjo kokë

E të bjerë.

Të qofsha falë o Zot

Mbi shpatulla çka më vure:

Eshtë aty

Rruzulli

A

Kungulli?

Të qofsha falë o Zot

Më dhe sy depërtues, këqyr, m’i dhe e më the,

Këqyr përtej gardhit përtej varrit përtej gurit përtej gjumit përtej dritës përtej pritës

përtej tjetrit përtej vetit,

Përtej Njeriut jo,

Përtej Njeriut mos këqyr, je mirë te Njeriu, aty rri, m’i dhe e më the.

Kush është përtej Njeriut o Zot?

Të qofsha falë

Shfaqmu të të shoh!

Rashë në gjunjë e u luta

Përmbytur në kripë syri po më djeg

Lot është apo djersë?

Thirrje a dënesë?

Dikush supesh më shkundi

E gjelat s’po pushonin

Më shkundi e më foli:

Një marrëveshje me Qiellin është shkruar, kur Ai të lëshoi mbi tokë, të dha e të tha

Të ndihmoj unë shumë

Po ndihmoji vetes pak

Ndihmoji vetes pak,

Ndihmoji vetes prapë!

Një marrëveshje me Qiellin është shkruar, kur Ai të lëshoi mbi tokë, të dha e të tha.

Shtrirë në vig jam a në mes të natës dhëndërr,

Endërr jam a zhgjëndërr?

6) VAJZA E AEROPORTIT

Prej s’diseku u shfaq e s’diseku po shkonte

Vetëtimë e thyer nëpër degë

Një ulurimë ujkonje e ndoqi pas.

Ndërsa flokët e saj e mbushën me pyll krejt një qytet

Unë e pashë veten të shtrirë në vig

7) TE VDEKURIT VDIQEN

Të Vdekurit vdiqën

Dheu ankohet se nga Parajsa po vijnë gjithnjë e më rrallë ftesa drejtuar

banorëve të tij

Parajsa ankohet se Dheu nuk po ia çon njerëzit sipas kontratës hyjnore

Aty-këtu lulet e Parajsës gati po japin shpirt prej mërzisë për rrallimin e bujtësve

nëpër hotele

Ndodh që të mbërthyera nga krizat ia shkulin petlat shoqja-shoqes aq fort sa zogjtë qajnë

As lulet as zogjtë s’e kuptojnë plojën shpirtërore të botës

Më mirë të jesh lule, zog a njeri në këtë botë?

Të Vdekurit vdiqën

U vjetruan si librat e paluar në një raft të kaditshëm, trashëguar prej shtëpisë së

prindve, letërsi e dalë mode

U vjetruan si verë nëpër bodrumet shpella të thella, ku nuk bën as ngrohtë as

ftohtë

Si verë që bëhet më e kërkuar kur merr ngjyrën e ndryshkut.

8) KURRKUSH NUK ÇON LULE TE DASHURITE E HUMBURA

Kurrkush nuk qan për dashuritë e humbura

Që s’rrojnë as s’japin dot shpirt, mbetur peng qe mija vjet para Krishtit.

Lotët u pikojnë kripë e thajnë lule buzësh

Lotët u pikojnë vesë që të lahen takimet.

Kurrkush nuk lutet për dashuritë e humbura

Zogj veshur në zi nëpër tela violine prej nëntokës në Diell

Njerëzit s’e kthejnë kryet: “Ky paska qenë fati juaj,

Më e bukur për ne u bëka bota me fatin tuaj të zi!”

Kurrkush nuk dënes për ju, Rozafa dashurish të flijuara,

Veç të mjerëve që ju patën: njerëz çkado, gjeni, lypës, popuj

Mbi qumështin e dashurive-Rozafa qeveritë ngrenë kolltukët

Me qumështin e dashurive-Rozafa klubet e natës lajnë kofshët.

Për ikjen tuaj të bardhë një shtatore s’u ngrit kund

Akull bojëqielli i ngrirë në sy, që kullon e s’di ku derdhet.

Gjithfarë dashurish të flijuara, as lule s’mbjell kush për ju

Shtatore koralesh hisehupuna, që ndriçoni fundin e detit.

9) NATE NE RAGUZE

Nëpër qiell hëna ul një brisk të verdhë

Floknajën blu i pret natës butë-butë

Deti me kufje yjesh të lagur në veshë

Bie në gjumë

Duke ndier muzikën e gurëve

10) ODE PER FISNIKERINE E NEPERKEMBUR

Fisnikëri e nëpërkëmbur e këmbëve!

Instinkti gjenial i këmbëve të nxjerr faqebardhë, kur koka harrohet në

xhep, në kokërr të gjumit

Këmbët të çojnë në shtëpi kur koka mbytet në një gotë ujë me përqindje

të lartë alkooli

Borxhet e kokës i paguajnë përunjësisht këmbët: kush s’ka krye ka këmbë!

Këmbët bajnë natë e ditë në qafë një kuintal eshtra, rropulli , kokë e

turlifarë mishrash, pa bërë ëh as oh,

Këmbët i hanë shkelmat e parë, mbushen me plagë e prapë

nuk bëjnë lutje me dekretue dekorata këmbësh

Aq më pak shtatore këmbësh.

Këmbët janë njëmijë herë më besnike se syri: kurrë s’i zbulojnë

qytetet e fshehta ku shkelin

Këmbët janë njëmijë herë më të pastra se goja: e vetmja erë e tyre

është era e ndershme e djersës

Këmbët janë njëmijë herë më të lexueshme se fytyra, po kurrë

s’kërkojnë me ua vu fotografinë në gazetë, as te pllaka e varrit

Puthjet përvëlojnë kur marrin zjarr prej këmbëve

Bukuria e gruas zbret prej qiellit e bëhet tokësore nëpërmjet këmbëve,

dhe nëpërmjet këmbëve zgjon qiej të tjerë, bëhet kometë

Prekjet e këmbëve tingëllojnë e rrinë varur në hapësirë duke lëshuar valë

rrathë-rrathë

Ka prekje këmbësh që çelin aty për aty bisqe të gjelbër plot fllad ose bisqe

që digjen me flakë të kaltër psherëtimash,

Këmbët e gruas pikojnë pikë-pikë duke lënë një vijë drite a një varg yjesh anës

rrugës me bar.

Këmbët e marrin fëmijën për dore prej Botës së Poshtme dhe e bien në

Botë të Epër, saktësisht si në përrallë

Dhe prapë një ditë e marrin e e kthejnë aty ku e patën marrë dikur

besnikërisht

Lum kush vdes në këmbë

Lum edhe ai që i ha këmbët e veta deri në gju për të mos e ndalë

fluturimin qiellor me shqipen shpëtimtare të përrallës

(Qe, edhe kur fluturon në krahë të tjetërkujt prapë këmbët flijohen fisnikërisht!)

11) E PARA U ZGJUA UJVARA

E para u zgjua ujvara

(Po flinte në këmbë në shkëmb)

Arusha e bardhë e mjegullës

Ahishtës së lagur hungëroi

E para u zgjua mes reve

Një pyetje si shpellë: përse ?

Mbi kodër u shkund dardha e egër

Ranë kokrrat mbi bar e mbi vesë

E para një vajzë në dritare

(E solli në sqep cili zog?)

Hijedritë dridhet ekrani

Për ata që më s’do të zgjohen!

12) ULURIMA

Nëpër pistën e qiellit rrëshqet avioni

Slitë e bardhë veriu: ujqit e tërheqin.

Ulurima e tyre vorbullon ndër hone

Rrëzohet e shpurdh e shpirt jep poshtë nesh.

E bula ajri përvidhen prej trupit të yjeve

Te dritarja e Boeingut rrahin me grushta:

-Në hënëzat e mollëzave tua a na pranon ti Lidia?

Puthje bëhemi, pikla loti e rruaza gushe.

Por Lidia e lodhur, në ndenjëse fle

E në aeroportin e Zurihut do të na ndahen udhët.

Më ka thënë se kurrgjë në botë gjumin s’mund t’ia trembë

Veç në qoftë ulurimë ujku.

Qiej të përthimë, ujq të përhimë

Memecërisht me turirin përpjetë po uluroni

Memecërisht, ju që i bartni përmbi shpinë

Dhe anijet Discover dhe dimrat e botës.

E larg në një luginë bjeshke me vjollca sa syri

E vetmja që kodet e valixhes m’i njeh

Ulurima lëpin e shnduk e thith

Cicën e vet.

13) NATEN E MBREMSHME ESHTE KRYER KRIMI

Natën e mbrëmshme është kryer krimi

Veç këto shenja u gjetën:

Perëndimi i detit u gjet i fshehur nëpër unaza diamanti

(Dallgët dënesnin përmbys përmbi bar)

Thellësia e detit kish humbur në një njoftim të Nasas për zbulimin e

një tjetër vrime të zezë

Thellësia e detit kish humbur në një varr klandestinësh në ujëra.

Deti më s’u pa

Thashethemet e natjes thanë se detin e mblodhën peshkatarët nëpër rrjeta

E ngarkuan në kurriz, në kokrriza kripe, në karroca të vjetra

E nëpër agshol

E qitën me e shitë në qytet

Përgënjeshtrimet thanë se deti është parë lot i varur në një fletë ulliri.

Natën e mbrëmshme është kryer krimi

Veç këto shenja u gjetën

Vrasësit janë larguar në drejtim të paditur.

14) NJE PYETJE ME PAK, MIKU IM PYLL

Miku im pyll,

Ti njësoj do të jesh këtu edhe pas një moti edhe pas njëqind e një motesh, edhe

në u dëshmoftë ngrohja e planetit

Do të jesh

Duke pritur dimra e duke pritur vera

Duke përtypur kujtime si gështenja të pjekura

Duke përkundur foshnjat e pagjuma – gjethet

Duke u giciluar prej pikthave që të çukitin sqetullat

Duke lëpirë lëvoret e çara të qarrave plot varrë – varre rrufesh

Duke nuhatur tymin pranveror të barbekjuve,

mustaqet e trembura të ketrave pas trungjeve,

mjedrat flakë të kuqe

derdhur prush për tokë

Dhe duke bërë njëmijë pyetje pa kuptim

Për botën.

Por nuk do të pyesësh për fërkemat e mi të përmalluar nëpër borë:

ku shkuan, ç’u bënë?

As për avullin që nxjerr qenia ime përvëlim dhe e var këmishë të bardhë

nëpër degët e qelqta të veriut

As për briskun Victorinox, me të cilin desha me gdhendë emrin në stup të

ahut, po një lepurush më këqyri i habitur,

As për trillin tim të çartur me rrëmbye hënën këmbëhollë që del me taka të larta

thepave të Jungfraut 4400 metra përmbi det

Për trillin tim të çartur me e zhveshë hënën siç e ka bërë nëna mbi fletët e shtruara

me çarçafë bore e me u shkri me të, zjarri të kallë qiellin

As për pëshpërimën e hënës: në daç me më pasë mua,

tredhe diellin!

Ti s’ke me pyetë, pyll,

As për mirësitë e mia

As për marrëzitë e mia

S’jam i pari as i mbrami i tjetërsuar përmjedis lisave të tu

Duke rrëshqitur si curril, si kopil, si psherëtimë pas një puthjeje të thellë, si ujk

çartan shpelle, si ufo, si buf, si fjollë tymi, si bori makine, si cicërimë, si bletë, si violinist i verbët,

si fjalëkalim për Vetëveten,

si askush,

si gjithkush

Miku im pyll,

Ani pse s’ke me pyetë

Një pyetje më pak a një pyetje më shumë është krejt njëlloj

Përderisa nuk mund t’u shpëtosh dot një milion pyetjeve të tjera pa përgjigje

Për Boen.

15) SHETIS VETEM

Rrugë belholla me këmisha rigash të gjelbra vere, vajza

Vajza me kokrriza të tejdukshme ajri që u pëlcasin nëpër

Faqe

Parqe

Që përdallgen deri në qiellin e shtatë në përflakje dashurish rrotulluese

Rrotulluese

Celuloza e nostalgjive në një fotoaparat të vjetër.

Nga ▬Gazeta Nacional
19.02,2012

Neutrale August 1, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
23 minutes ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
57 minutes ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 hour ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
1 hour ago
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
22 hours ago

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Balla përballet me Malltezin në Gjykatë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?