Nga Albert Avduli
Duhet të kem qënë rreth 9 vjeç, 22 mars data, jo se e mbaj mend si datë kalendarike, por rrëfimi e sjell pakundërshti.
Sapo isha çuar në mëngjes dhe ndjeva erën e mirë të petullave.
Vrapova drejt tavolinës ku tepsia lëshonte avujt e këndshëm.
Gjyshja, teksa më hidhte pak sheqer në një pjatë, sikur fliste me vete, mërmëriti: Si sot, për Sulltan Novruz, therej i fundit kaposh deti. (Në Mallakastër, atëhere, ende sot, kaposh deti i thonë, rrallë, shumë rrallë mund ta nderojnë me titullin gjel deti).
M’u ngulit në kokë “Sulltan Novruzi” sepse deri atëhere kisha lexuar sesi plasnin nga marazi sulltan Murati apo Mehmet sulltani.
E për çdo vit, më 22 mars, ne nuk festonim Sulltan Novruzin, por petullat dhe byreku me lek gatuheshin.
Besoj se gjyshja ime dhe gjithë gjyshet, në ditët e festave të ndaluara fetare gatuanin petulla ose diçka tjetër të mirë.
Ato e takonin Zotin, te ajo dora e miellit që bënin brumin