Pekin, 30 korrik
(Reuters) – Kina veriore që të dielën u përgatit për përmbytjet e mundshme nga stuhia Doksuri që shkaktoi kërdi në zonat jugore.
Banorët e Pekinit u paralajmëruan të qëndrojnë brenda dhe të mos dilnin jashtë për shkak të shirave të pritshëm rekord.
Dhe ato mbërritën duke i shndërruar rrugët në lumenj e duke vënë para makina e gjithçka kapte vala e ujit.
Stuhia Doksuri, megjithëse u reduktua nga një tajfun më herët gjatë ditës, është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Kinën në vite dhe ka detyruar qindra mijëra të evakuohen në provincën jugore të Fujian pas përmbytjeve.
Ministria e Burimeve Ujore e Kinës hoqi paralajmërimet emergjente për potencialin e përmbytjeve në nivelin e dytë më të lartë për Pekinin, Tianjin dhe provincën përreth Hebei, duke shtuar se disa lumenj në rajon priten të përmbyten. Më shumë se 20,500 njerëz në Shijiazhuang, kryeqyteti i Hebeit, janë evakuuar për shkak të shqetësimit për përmbytjet e mundshme, tha media shtetërore.
Mijëra u evakuan gjithashtu në Pekin që prej të shtunës.