***
Luaj nëpër shtëpi, duke fshirë gjurmët e tua,
si fëmijë harrakat që fsheh prapësitë,
si mëkatare e dehur verës së pirë.
I lava gotat,
mos t’i shohi kush buzët tona mbi to.
Edhe pikëlimin djersitur lëkurës e thava.
Rregullova shtratin, jastëkët,
asgjë nuk lashë, askush nuk do dyshoj.
Por, brenda shpirtit më mbetën sytë e tu,
drithërima e prekjes dhe puthjes
shtrënguar në përqafim malli,
derdhur në pasion të marri.
Tani, laj e shpëlaj gjurmët, luaj me kohën,
fsheh si fëmijë kafshimet mbi trup,
derisa ti të vish, dhe të rifillojmë lojën.