Kina po vjedh teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara për të ushqyer aspiratat e veta dhe për të kryer operacione të shtrirjes së ndikimit të saj, thanë të premten zyrtarë të lartë të FBI-së. Zyrtarët thanë se Kina dhe kundërshtarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara kanë vendosur në shënjestër bizneset amerikane, universitetet dhe qendrat kërkimore qeveritare për të marrë në dorë studimet dhe produktet më të fundit të Inteligjencës Artificiale.