Përgatiti Av. Artan Manushaqe
Në foto është Biblioteka Kombëtare e Letonisë në Riga, themeluar në 1919.
Biblioteka ka mbi 350 mijë libra dhe materiale shkencore.
Ndërtesa është 170 metra e gjatë dhe 68 metra e lartë dhe gjendet në bregun e Lumit Daugava Riga.
Ka tetë kate, wirles free, ka sallë konferencash, takimesh, eventesh të tjera shkencore, ka pastërti, qetësi, ka hapësira e parqe përreth dhe standarte shumë të larta.
Kjo ndërtesë filloi të ndertohej në vitin 2008 dhe përfundoi në 2014.
Vlera financiare e kësaj ndërtese është 193 milion euro!
Shtrohet pyetja: A ja vlen? Sigurisht që po!
Historia, memoria e një populli, e një kombi, gjendet e shkruar këtu, në këto biblioteka.
Tani bëni krahasimin me Bibliotekën Kombëtare Shqiptare në Tiranë, si ndërtesë dhe imazh.
Njëra e rrethuar me kulla betoni dhe ka përfunduar si kioskë, e tjetra e lirë, madhështore dhe e dinjitetshme.
Historia e një kombi shkruhet e ruhet, pasi krijon vazhdimësi, e një nga treguesit e gjendjes social- shoqërore të një kombi është aftësia e të shkruarit dhe ruajtjes së historisë dhe elementëve të saj.