NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    2 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Zhaneta Barxhaj/ Nderim Lasgush Poradecit në Grace të Austrisë. Emrat e mëdhenj të vendit të vogël…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Zhaneta Barxhaj/ Nderim Lasgush Poradecit në Grace të Austrisë. Emrat e mëdhenj të vendit të vogël…

Neutrale
Last updated: 2023/07/27 at 5:34 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Para ca ditësh, u zhvillua në Grace të Austrisë një aktivitet në nderim të poetit tonë Lasgush Poradeci. Ngjarje e bukur, për emrat që na nderojnë të gjithëve. Më në fund të shpresojmë që vendi ynë i vogël të njihet prej emrave të tij të mëdhenj ( jo prej atyre prej plasteline, që na damkosin, dhe e bëjnë botën të mendoj që kemi shpirt e art mediokër; kjo vlen për të gjitha fushat e artit).

E ndër këto lajme të bukura, pati edhe diskutime mbi vështirësinë e përkthimit të poezisë së tij.
Kjo është krejt e natyrshme tek ata poetë që e lëvrojnë gjuhën e tyre “ gjer mu në gjit, gjer mu në fund” me të gjitha nuancat e veçantitë e saja. Kjo i bën nder gjuhës dhe letërsisë, të tjerat do zgjidhen rrugës.

E në vazhdë të kësaj atmosfere lexova një kritikë të bukur nga Alisa Velaj, mbi një nga poezitë e Lasgushit, që e dua më së shumti “ Vdekja e Nositit”, kjo më ngacmoi të shkruaj ca rreshta:

Me zjarr ju flas…, me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr…

Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mu në gjit, gjer mu në fund.
E shpirtin dyke m’a përcjellë,
më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë
ky gjir’ i em që të pat pjellë…

Gjithmonë më kanë mahnitur këto vargje, ku një është në hapje të poezisë, tjetri në përmbyllje:

në gjirin tim kam hapur varr…
…..
shif sa ‘sht i fellë
ky gjir’i em që të pat pjellë…

Të dy mbartin thellësinë dhe misterin e dy botëve, që të thithin me zjarr nëpër tallaze.
Njeriu dhe natyra, të dy të pazbuluar deri në fund, në luftë për të pranuar dhe vrarë njëri- tjetrin, lindin jetë, duke mbartur vdekjen e njëri- tjetrit…dhe gjoksi i tyre kthehet në varr të thellë, që lind jetën dhe e mbyt atë.

Pasi e hap gjer mu në gjit, gjer mu në fund, i tregon njeriut thellësinë e misterit të tij, që do ta mundoj dhe do ta mëkoj (si mallkimi që mbart prej Edenit, “do e punosh tokën deri në rraskapitje për të nxjerrë ushqimin tënd”) me dashuri e dhimbje.
Edhe njeriu e hap varrin e gjoksit dhe njejtë si natyra jep dhe merr shpresë, duke ushqyer edhe zogjtë e qiellit…
Këtu lidhet cikli i jetës, tokë, ujë, qiell, duke fluturuar në shtigjet filozofike të kohës dhe lirisë. Dhe na kthen binomin e përjetshëm jetë- vdekje.

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!

Liria janë zogjtë e poetit, ajo që nuk e dorëzoi kurrë, atë që ushqeu me mishin e gjoksit të tij, duke e shpënë veten me gas në varr. Ai jetoi pa frikë kohën e tij jetësore ( me gjithë dhimbjet dhe dashuritë deri në llaftari) gjer mu në fund. Pra, Nositi është edhe koha, që ai i hap gjoksin dhe e lë ta hajë pak nga pak deri në vdekje.
Koha dhe liria, për të cilat zhvillohet lufta, qysh prej nisi mëkati i parë… Këto varre misteri, thellësitë dhe liria kthehen në një trini të shenjtë, në zinxhirë vazhdimësie pasioni, dashurie, lirie, përjetësie.
Njeriu, natyra dhe e vërteta.

Ky gjiri im që të pat pjellë, na tregon ëmbëlsisht se janë djepi dhe varri i njëri- tjetrit…
Nga balta vimë në baltë shkojmë…
Jeta, çasti i Nositit që fluturon i lirë, koha derisa Nositi nginjet me vitet e jetës sonë tokësore.

P.s. Nuk është analizë, thjesht ndjesi. Poetët shpesh shkruajnë thjesht ne i koklavisim. Nuk e kam pare si sakrifice këtë poezi apo sic e japin shume analiza tradicionale. Është cikli i thjeshtë i jetës, natyra na lind, ajo na merr.. dhe ne ushqejmë vdekjen me kohën tonë… kohë që duhet ta jetojmë të lirë si zogjtë…dhe le të na vrasi

Neutrale July 27, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
14 hours ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
1 day ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
1 day ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
2 days ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
2 days ago

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?