Është shkrimtari dhe përkthyesi Balil Gjini që shpjegon si më poshtë:
Nëpër internet qarkullon një shprehje që ia mveshin Konicës: “Shqipëri, të kam dhjerë,/ s’të kuptova asnjëherë… Kërkund në veprën e Konicës nuk ka një shprehje të tillë. Dhe s’ka se si! Një qënie aq aristokratik, aq sqimitar dhe i përzgjedhur, të përdorte shprehje të tilla
Shprehja, me ç’duket është marrë nga libri me refleksione i Edi Ramës dhe Ardian Klosit, të cilët thonë: një plak nga Gjirokastra na tha: “Thoshte mirë Konica: Shqipëri të kam dhjerë/ s’të kuptova asnjëherë.”
Është një plak i currufjepsur, ose disi hokatar, që ka bërë sallavat dynjanë. Ku Konica, aristokrati i shprehjes, e ku një plak nga Dunavati i Gjirokastrës, more zotërinj të fejsbookut!…