“Gratë e bukura” kanë një aromë tjetër. Ato kanë aromën e dinjitetit, një dinjitet që ato kurrë nuk kanë qënë të gatshme ta humbin rrugës, për asgjë apo askënd.
Kanë aromën e forcës dhe kurajos, atë forcë që i ka mbajtur në këmbë përtej limiteve dhe atë kurajo që i ka dalluar nga ato që janë dorëzuar në rrethana te vështira.
Kanë aromën e ëmbëlsisë që pak dinë ta dallojnë, atë ëmbëlsi që nuk ka asnjë gjurmë të feminitetit vulgar, por të një ndjesie të vërtetë.
“Gratë e bukura” kanë një fytyrë të vetme plot brazda të lëna nga përvojat dhe një shpirt të vetëm plot gjurmë ku secila prej tyre është vulosur nga një medalje që dëshmon për fitoren e saj. Ato kanë një zemër të vetme, plot vlera dhe ndjenja të paçmueshme.
“Gratë e bukura” kanë një personalitet të vetëm, por plot miliona dritë’hije, të denjë për t’u admiruar në çdo detaj …”
Nga Eva Vatoci/ Pak fjalë për “Gratë e Bukura”

Leave a comment Leave a comment