Pjesa e sipërme e një vinçi ndërtimi u përfshi nga flakët. Krahu i vinçit u këput dhe ra në një rrugë të Manhatanit duke lënduar katër kalimtarë rasti dhe dy zjarrfikës. Autoritetet thanë se ata pësuan lëndime të lehta.
Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se rasti ndodhi në ora 7:30 të mëngjesit pranë kompleksit Hudson Yards.
Nga VOA



