Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave nga ana e GJKKO.
Përmes një vendimi të marrë në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë kundërshtimin e bërë nga bashkëjetuesja e Ahmetajt, si edhe Elda Dinajt, pronarja e vilës në Palasë, që sipas SPAK, është në të vërtetë e ish-bashkëshortes së tij.
Në këto kushte, Gjykata e Lartë le në fuqi masën e sekuestros të marrë ndaj vilës së bashkëjetueses se Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe atë të vilës së ish-bashkëshortes së tij në Palasë.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankueset Erjola Hoxhaj dhe Elda Dinaj kundër urdhër vendimit numër 62 të datës 26.04.2023 të GJKKO”,
njofton Gjykata e Lartë.
Këto vendime të gjykatave erdhën pasi Ahmetaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.